Hetimet për tenderat dhe tymnaja politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Hetimet e SPAK dhe arrestimet e punonjësve të Ministrisë së Brendshme për tenderin e shumëpërfolur për uniformat blu, ishte një ngjarje që krijo vëmendje të merituar dhe që natyrisht rriti kredencialet e insitucioneve të reja të hetimit. Pas arrestimi të kryetarit të bashkisë lushnje dhe arestimit të punonjësve të pushtetit vendor për një rast tjetër të abuzimit me tendera, çështja e uniformave e sjell vëmendjen tashmë në kryeqytet. Dhe kjo është një kambanë alarmi që bie për çdo insitucion dhe zyrtar të lartë që ka kryer veprime korruptive nëpërmjet tenderëve apo prokurimeve. Duhet theksuar se ekzistonj një klimë e mirë për të luftuar korrupsionin. Vetë kryeministri Rama pati dy takime të njëpasnjëshme, njëra me funksionarët e lartë të policisë së shtetit dhe tjetra me kryebashkiakët e vendit. Në të dyja rastet tema kryesore është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Dhe për këtë nuk do të ketë asnjë mbrojtje politike. E gjitha kjo është një risi dhe për vetë opinionin publik. Jemi mësuar ndër vite që të dyja palët e poltikës të akuzojnë pa fund njëra-tjetrën për korrupsion dhe madje krime, por asgjë nuk ndohte jashtë aulës së parlamentit, e reja në këtë mes është se tashmë janë vetë organet e akuzës që po bëjnë punën e tyre dhe madje nuk kanë çtë presin nga qëndrimet e politikës, që deri pak ë parë thjesht ka paragjykuar se edhe reforma në drejtësi është vënë në funksion të mazhorancës. Duket se koha e tymnajës ka marrë fund dhe se institucionet e reja të drejtësisë mund të mbështeten thjesht tek fuqia që u jep ligji për të kryer punën e tyre. Çështja e abuzimit me tenderin e uniformave heq çdo dyshim pra se prokuroria e posaçme është në funksion të maxhorancës, dhe se betë politika duhet të bëhet mënjanë ndërsa janë hapur hetime. Dhe duket se nuk do të jenë te vetmet. Kjo verë duket e nxehtë por temeratura do ngrihet më tej nga çështjet e reja që priten të hapen. Vetë korriku është në vijim ashtu siç janë dhe lajmet që do të përcillen në ditët në vazhdim. Ndërkohë në korridoret e politikës duken shumë fytyra të frikësuara. Dhe u përkasin të gjitha palëve. Se si do të vijojë më tej, do të njoftohemi.

Të fundit

SHBA kundër gjobave të BE-së për “Apple” dhe “Meta”: Një formë e re e zhvatjes ekonomike

SHBA kritikon gjobat e BE-së për Apple dhe Meta. Për Shtëpinë e Bardhë, ato janë “një formë e re...

Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me këtë vend

Këshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë. Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “Kayo” do të merret me trajnimin e tyre

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

GJKKO ka konfiskuar apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Dedja u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së parë dhe më pas Apeli...

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e një drejtori...

Lajme të tjera

Web TV