Mashtrim dhe trafikim 2 ton hashash, ekstradohen nga Gjermania dy shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Njoftimi:

Falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i dy shtetasve shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit P. S., 49 vjeç, banues në Patos, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi P. S. dyshohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka vepruar së bashku me persona të tjerë në episodin e trafikimit të 2 ton lëndë narkotike cannabis sativa, më datë 08.02.2017, nga Shqipëria në Itali, si dhe i përfshirë në episode të tjera të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

– Gjithashtu u ekstradua shtetasi Klodjan Zanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Klodjan Zanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor në vitin 2019, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në periudhën kohore 2016-2017, më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë.

Të fundit

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident,e pëson efektivi “Shqiponjave”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vendosur në pranga 2 efektivë policie për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në pranga...

7 shqiptarë në pranga, kryen 16 grabitje me dhunë, morën rreth 10 mln € cash

Në total, grupi akuzohet për të paktën 16 grabitje, duke vjedhur sende me vlerë prej të paktën 10 milionë eurosh. Aktiviteti i këtij grupi...

I japin bakshish kamarieres 150 euro se është “vajzë e mirë”: i ndjek dhe i quan hajdutë

Kamerierja e re humbi mundësinë për të marrë një bakshish bujar, pas një debati të ashpër në një restorant. Një grua 30-vjeçare ka reduktuar në...

Ndahet dosja e inceneratorit të Tiranës,GJKKO vendos gjykim të zakonshëm për të akuzuarit

TIRANE- Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e katër të pandehurve të inceneratorit të Tiranës Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi për tu...

Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën, kërkojnë ndërhyrje

Emisioni “Sot, Live në Shqipëri” në Report TV, trajtoi sot problematikën e përmbytjeve tre ditë më parë në qytetin bregdetar pas 6 orëve shi dhe...

Lajme të tjera

Web TV