COVID-19/ Silva Bino: Rikthehen masat, nëse shfaqet varianti Delta dhe rriten shifrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është në alert sa i përket variantit indian, Delta të Covid-19.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, është shprehur se nëse në vend do të konfirmohen raste të variantit Delta atëherë do të ketë rishikim të masave anti-Covid.

“Nëse do të kemi raste me Delta natyrisht që do të ketë rishikim të masave. Nëse do të vërejmë bile edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet,” tha Bino.

Kujtojmë që pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo tha se disa mostra janë dërguar drejt laboratorit në Gjermani për të bërë vlerësimin e mëtejshëm nëse kemi të bëjmë me variantin “Delta” në vendin tonë apo jo.

Të fundit

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Lajme të tjera

Web TV