Tre anëtarët e një familje rrahin 25 vjeçarin në Shijak, qëllojnë me armë dhe largohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është arrestuar në Shijak dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta një 25-vjeçar si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Mësohet se në pranga ka rënë Astrit Keçi, ndërsa u shpallën në kërkim Xhulio Keçi dhe Kleart Keçi, të cilët kishin marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin.

Ata dhunuan Denis Gjecin duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup, ndërsa, gjatë largimit nga vendngjarja, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Po ashtu është arrestuar edhe Fabian Calliku dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi Amadeo Calliku, pasi kundërshtuan policët gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur.

Nuk dihen ende arsyet se përse të rinjtë u konfliktuan, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Të fundit

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që...

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj qeverisë amerikane dhe ish-presidentit Donald...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Lajme të tjera

Web TV