Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Autorët e krimeve seksuale në Kosovë të mbahen përgjegjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kërkoi angazhim nga institucionet e Kosovës për, siç tha, vendosjen e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale, gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada ka kërkuar që të gjithë autorët të mbajnë përgjegjësi.

Është koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë autorët, pavarësisht nga prejardhja, etnia, apo lidhjet politike”, ka shkruar në facebook, ambasada.

Ndërkaq javën e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiç, për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale, gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ka qenë hera e parë që dikush është dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës.

Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet, gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998/99, kanë qenë rreth 20 mijë raste të përdhunimeve seksuale nga pjesëtarë të forcave serbe.

 

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar në rregull. I pari është...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Lajme të tjera

Web TV