Operacioni OFL, ca të nënës e ca të njerkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Operacioni OFL, më duket një lëvizje tranzitore e qeverisë për të identifikuar me gojën e vetë krimit, të pasurisë së eksponentëve kriminale. Pra krimi duhet të tregojë vetë se çfarë resurse ekonomike ka dhe si i ka siguruar këto resurse. Pra të tregojë burimin. Ndaj dhe shpërndahet ai vetëdeklarimi.

Ne total janë 250 individë të hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale që janë identifikuar, por një pjesë e këtyre individëve të listës prej 250 persona janë gjykuar për pasurinë dhe kanë arritur të fitojnë, me argumentin se pjesa më e madhe e tyre ishte ngritur me kontrata huaja dhe kredi bankare.

Shume subjekte të këtij ligji janë në Fier dhe Vlorë ku Arjan Shanaj, Arben Isufaj ose Ben Qimja, Arben Gropa, Fatmir Kajolli, vëllezërit Cillotaj, vëllezërit Murataj, Renatoja dhe deri Geron ose Agron Xhafaj ende se kane pare prezencën e OFL ne perimetrin e tyre.

Agron Xhafaj vëllai i ish-ministrit të Brendshëm është ashiqare subjekt i OFL, por oficerët me syze, këto pesë ditë si kemi parë të zbresin në Gjirin e Vlores. Nëse do zbresin në Vlorë e deri në Sarandë, do kenë aq shumë për të rrethuar sa do u mbarojë shiriti, e do kalojnë tek litari pastaj.

Ndërkohe ky operacion shmang mashtruesit nga kontrolli i pasurisë, mashtruesit e sekserët që me kollare dhe veprime akrobatike, janë pasuruar me vila e jahte në Gjirin e Lalezit. Seksera që nuk kanë bërë asnjë punë dhe s’kanë paguar asnjë taksë janë më të pasur e dhjamosur se këta që po shohim këto ditë të operacionit OFL.

Të fundit

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald...

E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

Nga ERVIN BAKU Një e Enjte zakonshme Korriku, por që do të mbahet mend gjatë. Tri fitore në një mbrëmje. Tri buzëqeshje europiane për futbollin...

Britanikja emocionon duke kënduar shqip, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër

Britanikja Sara Payman ka emocionuar me zërin e saj duke kënduar këngë shqiptare. Video është ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook. Bashkangjitur videos së...

Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

nga Gaby Hinsliff Fillimisht duhej të ishte një bisedë e ngrohtë për gatimin dhe përvojat e mëmësisë së re. Por programi Woman’s Hour i BBC Radio...

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve...

Lajme të tjera

Web TV