Heinrich Boll, shkrimtari gjerman që fitoi “Nobel”-in për Letërsi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Heinrich Boll i lind në 21 dhjetor 1917, në Cologne dhe vdiq më  16 korrik 1985, në Kreuzau. Ka qenë një shkrimtar gjerman, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë.

Heinrich Böll u lind në Këln, Gjermani, në një familje katolike pacifiste, që më vonë i doli kundër nazizmit. Ai refuzoi t’i bashkohej Rinisë Hitleriane gjatë viteve ’30. Punoi si ndihmës në një librari para se fillonte studimet në gjermanisht në Universitetin e Këlnit. I rekrutuar nga Wehrmacht, shërbeu në Francë, Rumani, Hungari dhe Bashkimin Sovjetik dhe u plagos katër herë para se të kapej rob nga amerikanët në prill 1945 dhe të dërgohej në një kamp të të burgosurve të luftës.

Në vitin 1947 u bashkua me “Grupin 47”. Ai ishte president i PEN-ës gjermane, ndërsa nga viti 1971, edhe i PEN-shoqatës ghithëpërfshirëse. Ishte edhe ligjërues i poezisë në Frankfurt.

Böll u bë shkrimtar me kohë të plotë në moshën 30-vjeçare. Romani i tij i parë Der Zug war pünktlich (Treni mbërrin në kohë) u botua në vitin 1949. Shumë romane të tjera, tregime, sprova dhe pjesë dramatike për radio e pasuan atë dhe në vitin 1972 ai mori çmimin “Nobel” në letërsi. Vepra e tij është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe, dhe ai është një prej autorëve më popullorë në Gjermani. Böll ishte shume i lidhur me qytetin e tij të lindjes Këlnin dhe me rrënjët e tij të forta katolike, por edhe me sensin e humorit të vrazhdë. Në periudhën e pasluftës ai u mor me kujtimet e luftës dhe efektin që ato kishin-materialisht dhe psikologjikisht-në jetën e njerëzve të zakonshëm.

Në vitin 1972 ai fitoi Çmimin Nobel për Letërsi.

Lexo edhe :  1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV