Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sanitares Tire Alldervishi e cila ishte e përfshirë në skandalin e ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se ka qenë vetë sanitarja ajo që ka kërkuar nga togat e zeza masë më të butë sigurimi. Trupa e Gjykatës së Tiranë është mbledhur sot dhe ka vendosur që Tire Alldervishi të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Rasti i sanitares 8 milionëshe u dënoncua fillimisht në media. Vajza e një pacienteje me Covid-19, denoncoi se i kishte dhënë 8 milion lekë Tire Alldervishit, pasi ajo i ishte prezantuar si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Por pasi kishte dhënë lekët, vajza denoncoi se gjendja e mamasë së saj ishte përkeqësuar, pasi sanitarja nuk e pastronte dhe nuk i jepte ushqim.