Aktorja 31-vjeçare e filmave për të rritur vret veten, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polica amerikane tha se beson se Dahlia Sky, e cila kishte qenë aktore pornografike për 10 vitet e fundit, ka qëlluar veten me armë, në episodin që po hetohet si vetëvrasje.

31-vjecarja raportohet se vuante nga depresioni dhe gjithashtu ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Ajo përshkruhej nga miqtë si “shpirt i mrekullueshëm”, “me humor”, “e komplikuar”, dhe “mike e ngrohtë”.

Gruaja u gjet e vdekur në një makinë në San Fernando, Los Angeles.

Policia tha se ajo kishte një plagë arme në trup, të cilën besohet e ka shkaktuar vetë.

Herën e fundit Dahlia kishte postuar në Instagram më 22 janar, duke mbajtur një veshje të bardhë, teksa pyeste ndjekësit: “Ç’mendoni për kostumin tim?”

Beteja me kancerin besohet se është burimi i depresionit të 31 vjeçares.

Producenti i filmave për të rritur Hans, i cili ka punuar në disa filma me Dahlia tha për rrjetin AVN se beteja e disa viteve me kancerin kishte lënë pasoja në shëndetin e saj mendor.

“Vitin e fundit kam folur disa herë me të, e kuptova se nuk e kishte pasur të lehtë. Ne nuk do ta marrim veten shpejt nga kjo. Do të na marrë shumë malli”.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV