Gazetari i Reuters vritet nga Talibanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danish Siddiqui, gazetari i Reuters që fitoi një Çmim Pulitzer për ekspozimin e dhunës me të cilën përballen refugjatët Rohingya, është vrarë në përleshjet pranë Kandahar, në Afganistan .

Siddiqui ishte reporteri kryesor i agjencisë së lajmeve në Indi, me qendër në Mumbai.

Reuters njoftoi vdekjen e Siddiqui të premten, duke cituar një komandant Afgan i cili tha se ai ishte vrarë ndërsa po dokumentonte luftimet midis forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve Talibanë .

Komandanti tha se forcat speciale afgane kishin luftuar për të rimarrë një zonë tregu pranë një kalimi kufitar me Pakistanin kur Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u vranë.

Reuters tha se Siddiqui ishte bashkuar gjatë javës së kaluar me forcat speciale afgane dhe se ai informoi agjencinë e lajmeve se ai ishte plagosur në krah gjatë një përplasjeje të hershme të premten.

Agjencia e lajmeve shtoi se “nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur detajet e luftimeve të përshkruara nga zyrtari ushtarak afgan”.

“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion, duke punuar me autoritetet në rajon,” tha presidenti i Reuters, Michael Friedenberg dhe kryeredaktorja Alessandra Galloni në një deklaratë në Tëitter.

“Danish ishte një gazetar i shquar … një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Lutjet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme,” shtuan ata.

Siddiqui ishte pjesë e një ekipi të Reuters që fitoi Çmimin Pulitzer 2018 për punën që mbulonte refugjatët Rohingya të cilët po iknin nga Mianmar.

Të fundit

Flet motra e Eglit pas takimit me të, tregon sekretin që askush nuk e ka ditur

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli u surprizua në Prime nga një takim me të motrën,të cilën e kishte kërkuar...

Debati i ashpër në “Big Brother”, Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal!

itën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi...

Nënshkruhen 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe, ja cilat janë ato

Janë nënshkruar marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA,...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, eksperti habit me shifrat

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

“Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Unë mund ta shkëmbej atë...

Lajme të tjera

Web TV