Italia preferon “Made in Albania”/ Në krye të eksporteve shqiptare, më pas vijnë Kosova dhe Spanja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja graduale e rrugëve tregtare me vendet partnere ka bërë që eksportet shqiptare të rriten ndjeshëm duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës.

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë fqinje sa vijnë e forcohen vit pas viti. Të dhënat e Instat tregojnë se edhe në 6-mujorin e parë të 2021, eksportet drejt saj u rritën me rreth 31.8% duke arritur në 75.2 miliardë (614.6 milionë euro), rreth 18.2 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar.

Edhe një vit më parë ku kriza e pandemisë dha efekte të konsiderueshme në tregti, drejt Italisë u eksportuan 123.5 miliardë lekë mallra.

Tekstilet dhe këpucët janë edhe produktet kryesore që kanë destinacion Italinë, që me gjithë goditjen duket se po i janë rikthyer rritjes edhe pse me ritme më të ngadalta se grupet e tjera.

Veç Italisë, eksporti i mallrave ‘Made in Albania’ është zgjeruar ndjeshëm edhe në drejtim të Kosovës me rritje të eksporteve të metaleve dhe materialeve të ndërtimit kryesisht me rreth 56.3 milionë euro më shumë se kundrejt 6-mujorit të 2020-ës, e duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës.

Rritje kanë shënuar edhe mallrat që janë eksportuar drejt Spanjës, kryesisht si rrjedhojë e kërkesës së lartë për minerale dhe lëndë djegëse.
Italia nga ana tjetër dominon edhe hartën e importeve pasi në fund të qershorit 2021 vlera e mallrave të importuara prej saj arriti në 91.4 miliardë lekë, rreth 207.6 milionë euro më shumë se një vit më parë.
Veç saj, Turqia dhe Kina po ashtu kanë forcuar më tej pozitat pasi edhe vlera e importeve nga këto dy shtete u zgjerua më tej, duke u rritur përkatësisht me 14 dhe 8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, kur rrugët tregtare ishin bllokuar në pjesën e parë të vitit si pasojë e pandemisë./Top Channel

Të fundit

Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?

Vendet e mesdheut vazhdojnë me ecurinë e mirë ekonomike për të tretin vit radhazi, me Spanjën në krye të...

Murtaja e derrave në Lezhë/ Sëmundja afrikane, ngordhin 60 derra

Murtaja afrikane e rishfaqur serish ne Lezhe  ka shkaktuar ngordhjen e 60 krerëve  derra në një fermë. Zona është vendosur ne karantine nga Sherbimi...

Tryeza për Vitin e Ri, rritja e çmimeve prek pensionistët në Elbasan

Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve gjatë gjithë vitit, në këto prag festash rritja e çmimeve të produkteve të shportës po cenon tryezën...

Festat/ Këshilla për ata që vuajnë nga depresioni dhe bipolariteti

Për shumë njerëz, festat e fundvitit janë koha më e bukur, por jo për të gjithë. Për njerëzit që jetojnë me çrregullime bipolare ose...

Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Karaburunit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Facebook, pamje nga kodrat e mrekullueshme të Karaburunit. Në video shihen grupet e turistëve që kanë zgjedhur këtë...

Lajme të tjera

Web TV