Shqiptari u vetëaksidentua, autoritetet zvicerane dëbojnë 29-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Penale e Bazelit, në Zvicër ka dëbuar nga shteti një sipërmarrës nga Kosova. 29-vjeçari, identiteti  i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se në 2018 shkaktoi një vetë-aksident në Liestel, duke vënë në rrezik jetën vajzën që e shoqëronte.

 

29-vjeçari, tregtar makinash, që shkaktoi aksidentin, u akuzua për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut dhe rrezikim të jetës. Me manovrën e qëllimshme të lëvizjes, me të cilën ai donte të demonstronte “performancën pasagjerit të automjetit” sipas aktakuzës së prokurorit publik, shqiptari nga Kosova, qëllimisht vuri jetën e pasagjerit në rrezik, thuhet në aktakuzë.

 

Prokurori publik nuk dëshironte, fillimisht që ta deportonte shoferin e Mercedesit, raporton media zvicerane. Por gjykata penale e Bazelit e vlerësoi çështjen ndryshe, dhe vendosu dëbimin e tij nga vendi për pesë vjet. 29-vjeçari u dënua gjithashtu me një dënim ‘burg me kusht’ për 22 muaj, me një periudhë prove prej katër vjetësh.

Mbrojtja njoftoi se ata do të kundërshtonin vendimin e gjykatës penale të Bazelit.

 

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV