Milwaukee Bucks shpallet kampion në NBA pas 50 vitesh, Antetokounmpo dhuron spektakël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

50 vite pritje për të festuar titullin në NBA. Milwaukee Bucks siguron trofeun e dytë në histori dhe këtë e bënë falë legjendës Giannis Antetokounmpo i cili shkëlqeu në finale përballë Phoenix Suns duke realizuar 50 pikë. Vetëm 5 basketbollistë të tjerë kanë pasur një perfomancë të tillë në një finale në historinë e NBA. Milwaukee Bucks triumfoi 4-2 në finale duke mbyllur përpara kohe sfidën e madhe me Suns.

 

Në finalen e fundit, atë të gjashtën, Bucks ishin dominues duke e mbyllur në fund me shifrat 105-98. Perioda e parë përfundoi në shifrat 29-16 në favor të Bucks por miqtë rihapën sfidën mbi të gjitha duke bllokuar sulmin e vendasve që në periodën e dytë shënuan vetëm 13 pikë. Ishte greku Antetokoumpo që shpërtheu në të tretën duke realizuar 20 pikë personale duke mbajtur Milwauke në avantazh. Historia nuk ndryshojë as në periodën e katërt dhe të fundit, më Antetokoinmpo që ishte i papërmbajtshëm duke u shpallur në fund edhe lojtari më i mirë

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV