Coronavirusi në Shqipëri, 4 dyshimet e para rezultojnë negative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona që ishin kthyer pak ditë më parë nga Kina në Shqipëri përmes Aeroportit “Nënë Tereza”, dyshonin se ishin të prekur me coronavirus.

Ata kishin kërkuar ndihmën e mjekëve në Spitalin Nënë Tereza dhe rezultatet nga testet e kryera kishin dalë negative.

Dy persona kanë rezultuar me grip të thjeshtë, ndërsa dy të tjerët të shëndetshëm. Sipas abcnews, Ministria e Shëndetësisë deklaron se rreziku i mbërritjes së coronavirusit në Shqipëri vazhdon të mbetet i ulët, megjithatë në vend po forcohen masat paraprake.

Në çdo pikë kufitare është ngritur dhoma e posaçme për monitorimin e rasteve të dyshuara ndërsa në Spitalin Infektiv në QSUT dhomat e izolimit janë pajisur me aparaturat respiratore të monitorimit dhe sistemin e gazrave mjekësor.

Trajnimet e strukturave shëndetësore sipas ministrisë po vijojnë ndërkohë që është menduar dhe organizmi i karantinës në rast nevoje./Fjala.al

Të fundit

Berisha – fati ynë apo zgjedhja jonë?

Fatos Tarifa Tre individë kanë dominuar historinë politike të shqiptarëve qysh nga krijimi i shtetit tonë të pavarur - Ahmet...

Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm...

12 Korrik 927 – Dita kur lindi Anglia, roli i madh i mbretit Aethelstan

Në mëngjesin e 12 korrikut të vitit 927, një akt politik i ngjashëm me një marrëveshje të heshtur, por me pasoja të thella, do...

SHBA/ Shtëpia e Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, e vendosur në periferi të Çikagos, Dalton, është blerë nga bashkia lokale dhe pritet të shndërrohet në...

Temperatura deri në 35 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Lajme të tjera

Web TV