Lojërat Olimpike/ Ministrja Kushi mbështet atletët shqiptarë në Tokio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Tokyo 2020’. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kushi bën me dije udhëtimin teksa shprehet besimplotë se sportistët tanë elitare do të na bëjnë krenarë me pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike.

“Sapo mbërrita në Tokio dhe gjeta mikpritjen e ngrohtë të organizatorëve. Nesër flamuri shqiptar do të valëvitet në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’ dhe sportistët tanë elitarë do të na bëjnë të gjithëve krenarë me pjesëmarrjen e tyre! Suksese”, shkruan Kushi.

Lojërat Olimpike do të nisin nga dita e nesërme më 23 korrik dhe zgjasin deri me 8 gusht. Shqipëria do të marrë pjesë në 6 sporte: gjimnastikë Artistike, qitje, judo, not, peshëngritje dhe atletikë, ndërsa do të përfaqësohet nga 9 sportistë.

Lista e spotistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’:

  1. Luiza Gega/ Atletikë
  2. Matvei Petrov/ Gjimanstikë Artistike
  3. Manuela Deliaj/ Qitje
  4. Indrit Cullhaj/ Judo
  5. Kledi Kadiu/ Not
  6. Briken Calja/ Peshëngritje
  7. Nikol Merizaj/ Not
  8. Izmir Smajlaj/ Atletikë
  9. Erkand Qerimaj/ Peshëngritje

 

 

 

Të fundit

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria...

Kim Jong Un përqafon me lot në sy ushtarët e kthyer nga lufta në Ukrainë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është parë duke përqafuar ushtarë të emocionuar që janë kthyer në atdhe pas pjesëmarrjes në luftën...

Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim Putin-Zelensky

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe...

Arbër Veliaj kthehet sërish në SPAK! Çfarë ndodhi sot?

Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Ndryshe nga vizita e tij...

Taulant Balla i kujton fiqtë Lalit? Një kod sekret me aromë politike…

Nëse menduat se politika shqiptare ka prekur kulmin e kodeve politike, prisni pak, sepse tani kemi edhe fiqtë... e Taulant Ballës. Kjo nuk është...

Lajme të tjera

Web TV