A ka hyrë Delta në Has? Burimet: Dyshime se pacienti 0 erdhi nga Anglia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i Kukësit është i treti më i prekur nga Covid në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë të shtunën, në këtë qark janë 25 raste aktive. Qarqet e tjera që kanë më shumë raste janë Tirana me 103 raste dhe Vlora me Elbasanin me nga 26 raste.

Si shpjegohet kjo vatër në Kukës? Burime të gazetës Shqip pohojnë se nga 25 rastet e Qarkut të Kukësit, 23 prej tyre janë të regjistruara vetëm në rrethin e Hasit dhe ka dyshime të forta se vatra e Covid-t që ka shpërthyer në këtë qytet është shkaktuar nga varianti Delta.

Burimet thonë se pacienti 0 në Has dyshohet të jetë një i ri i kthyer në Shqipëri nga Britania e Madhe në dhjetë ditët e fundit të muajit qershor, kohë kur kurba e infeksioneve me variantin Delta të Covid në Angli mori hovin më të madh.

Zyrtarisht autoritetet nuk ende nuk e konfirmojnë praninë e këtij varianti në Shqipëri, ndërsa jozyrtarisht burimet e gazetës Shqip pohojnë se deklaratat e ditëve të fundit nga Instituti i Shëndetit Publike dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë që lënë të hapur mundësinë e hyrjes së këtij varianti në vendin tonë u referohen pikërisht rasteve të Hasit.

Burimet thonë se mes mostrave që ISHP ka dërguar në laboratorin e referencës në Berlin janë edhe mostra të pacientëve të regjistruar pozitivë në Has, por që përgjigja për to ende nuk ka mbërritur, ndaj deri në përgjigjen e Berlinit, Delta në Shqipëri vijon të mbetet zyrtarisht jashtë./Gazeta Shqip

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV