“Mik Festival”/ Klosi: Numri i turistëve më i lartë se 2019-ën, po punojmë për një paketë të plotë turistike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Pusteci, ku ishte i pranishëm në organizimin e “Mik Festival”, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, foli për rëndësinë që ka turizmi shqiptar.

Ai tha se aktualisht në vend, kanë ardhur më shumë turistë se në vitin 2019-ën, që konsiderohet dhe si viti i artë.

Klosi nënvizoi se krahas detit e plazheve shqiptare, duhet promovuar dhe pjesët e tjera të vendit, në mënyrë që vizitorëve t’i ofrohet një paketë e plotë turistike.

“Është i mrekullueshëm organizmi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e mbrojtur si e gjithë zona e Prespës të afrohet më shumë për turizmin, të afrohet për më shumë aktivitete artistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme. Në kuadër të turizmit për vitin 2021 Shqipëria po përjeton një mani të madhe për t’u vizituar, madje kemi më shumë turistë se në 2019-ën, që ka qenë viti më i artë dhe kjo falë promovimit të madh të Shqipërisë.

Na duhet shumë më tepër bukuritë shqiptare, na dihet të promovojmë përveç detit dhe të kemi një ofertë të plotë turistike. Kemi numër të konsiderueshëm turistësh dhe vizitorësh të huaj. Në 15 ditët e para të korrikut kemi pasur më shumë turistë se e njëjta periudhë e 2019 dhe deri 5 herë më tepër turistë se 2020, por kjo nuk mjafton.

Ne jemi në fillimet e ngritjes së industrisë së turizmit në Shqipëri, na duhet shumë më tepër cilësi në shërbim, rimëkëmba e turizmit ka filluar, por turizmi nuk mund të jetë një ekonomi e ndarë, është një ekonomi që jep shpresë për zhvillim, është një ekonomi që prodhon më shumë të ardhura, por në rastin e post-pandemisë po prodhon edhe më shumë entuziazëm në jetën e Shqipërisë dhe në fakt kjo është më e mira, se krijon pozitivitet në jetët tona pas periudhës së pandemisë”, tha Klosi.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Lajme të tjera

Web TV