Sulmoi me thikë 5 persona në xhami/ Nikolli i shpëton burgut, Imami: Viktima e radhës mund të jetë familjar i prokurorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaj më parë Rudolf Nikolli tronditi mbarë opinionin publik shqiptar pasi plagosi 5 besimtarë myslimanë në xhaminë “Dine Hoxha” me thikë.

Ndërkohë, pak më parë është bërë me dije se autori i ngjarjes që ndodhi gjatë muajit të Ramazanit dhe shumë në atë kohë e cilësuan si një veprim terrorist, për shkak të kohës dhe mënyrës sesi ndodhi, i ka shpëtuar burgut.

Kjo për shkak se prokurori Hysni Mulaj ka vendosur të mos kërkojë burg për Rudolf Nikollën. Raportohet se Prokurori i çështjes ka mbyllur hetimin, duke e quajtur autorin një të “sëmurë mendor”, ndërsa ka kërkuar për të vetëm mjekim për shkak të gjendjes së tij mendore.

Mirëpo, nga ata që nuk e kanë “kapërdirë” lehtë këtë vendim është edhe Imami Ahmed Kalaja. Kujtojmë se ky i fundit, ditën e djeshme përmes një postimi në llogarinë e tij të “Instagram” tregoi haptazi se është kundër lirisë së autorit, ndërsa theksoi se nëqoftëse i shpëtonte burgut Nikolli, ky i fundit do të përbënte rrezik për qytetarët.

Ndërkohë, përmes një postimi të publikuar ditën e sotme në “Facebook” Imami ka publikuar dokumentet e prokurorisë, duke ngritur akuza të forta për vendimin.

Të fundit

Tifozët pas porte, FSHF-ja merr dritën jeshile nga FIFA për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve...

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Ukraina ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme në prodhimin e dronëve kamikazë dhe luftarakë, duke u bërë një nga liderët globalë në këtë fushë...

Çfarë ndodhi? Shakira anulon dy koncerte radhazi

Shakira ka anuluar dy data radhazi turneu në Amerikën e Veriut – në Boston dhe Uashington D.C. – për shkak të problemeve me prodhimin....

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja sa kërkojnë për një natë në koncert

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon,...

Berisha godet të vetët/ Zgjodhën rrugën e gabuar!

Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre. Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim ankimimin e Alimehmetit,...

Lajme të tjera

Web TV