Shërbime të reja në Spitalin e Fierit, Manastirliu: Hapet Njësia e Hemodinamikës për ndërhyrjet në zemër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Shërbimin e ri të Hemodinamikes në Spitalin Memorial Fier, i cili bën pjesë në fazën e dytë të hapjes graduale të shërbimeve në këtë spital.

“Jam e kënaqur që arritëm të shtojmë dhe një tjetër shërbim në Spitalin Memorial të Fierit, ashtu sikurse në këto dy muaj në mënyrë periodike janë shtuar shërbimet e reja në këtë spital dhe tashmë vihet në funksion labratori i ri i hemodinamikës, falë investimit të qeverisë turke dhe falë bashkëpunimit me mjekë të nderuar nga Turqia dhe ekipit profesionist të Spitalit të Fierit, të cilët tashmë janë transferuar në këtë spital për të ofruar të gjithë gamën e shërbimit në laboratorin e hemodinamikës”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Spitalin Memorial, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se në këtë spital është instaluar një aparaturë e teknologjisë së lartë, i pari aparat i këtij niveli që instalohet në shërbimin publik.

“Kjo është një aparaturë, e cila instalohet për herë të parë në sistemin publik, që ofron të gjithë gamën e ndërhyrjeve invazive, qoftë për sëmundjet kardiake, qoftë për ato vazale dhe ato neurologjike”, nënvizoi Manasirliu.

Shefi i shërbimit të kardiologjisë Dr. Koray Demirtaz, tha se nëpërmjet kësaj aparature është zgjeruar spektri i ndërhyrjeve në Spitalin Memorial Fier.

“Mund te bëjmë edhe ndërhyrje vaskulare duke qënë se ka edhe vetinë neurologjike aparatura, ndërhyrje në aortë, mund të bëjë ndërhyrje vaskulare të komplet arterieve të këmbëve, periferike, mund të bëjmë edhe të arterieve carotis edhe celebrale, diagnostikim neurovaskular, me rritjen e ekipit dhe me neuroradiologët që mund të na vijnë mund të bëjmë shumë procedura”, tha dr. Koray.

Lexo edhe :  Veliaj me ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”: Kush mëson dhe punon ecën vetëm përpara

Teksa theksoi se vijon transferimi i dijeve nëpërmjet personelit të ardhur nga Turqia, Ministrja e Shëndetësisë tha se Spitali Memorial i Fierit po ju vjen në ndihmë edhe turistëve të Jugut, për shërbimet emergjente.

“Unë jam shumë e kënaqur që në Spitalin Memorial të shtojmë dhe këto shërbime të reja, shërbime që jo vetëm i duhen dhe pacientëve dhe qytetarëve, por i shërbejnë edhe turizmit, sepse edhe pushues të huaj kanë nevojë të marrin shërbime, nuk bëjnë kilometra të tjerë, por mund të vijnë fare mirë në këtë spital për të marrë shërbime të emergjencës”, tha Manastirliu.

Aktiviteti i spitalit Memorial Fier në këto dy muaj ka ardhur duke rritur. 1800 pacientë kanë përfituar shërbime dhe janë kryer me sukses 42 ndërhyrje kirurgjikale. Vijon gjithashtu transferimi i dijes nga ekipi turk që tashmë në këtë spital përbën rreth 20% të punonjësve.

Të fundit

Vinte baste me celular, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Tiranë Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit me anë të celularit, arrestohet 38-vjeçari. Sekuestrohet një aparat celular . Specialistët e Seksionit për...

Kontrabandonte sasi të madhe nafte, ndalohet në Durrës anija me flamurin e Tanzanisë

Një anije me flamur të Tanzanisë është vënë nën akuzë për kontrabandë nafte në Durrës. Këtë fundjavë policia e Durrësit po heton dhe kryen veprime...

Seuli konfirmon: Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut

Koreja e Jugut ka konfirmuar të dielën se Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Fluks në spitalin e Durrësit, më shumë se 400 persona në ditë paraqiten në urgjencë

Mbi 400 persona, mes të cilëve të rritur dhe fëmijë, paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit dhe atë të pediatrisë së Durrësit për...

Nis fushata zgjedhore në Kosovë/ Të drejtën e votës e kanë 2 milionë shtetas

Partitë politike në Kosovë, të shtunën nisën fushatën zgjedhore për parlamentaret e 9 shkurtit. Kryeministri aktual, Albin Kurti kërkoi edhe një mandat të dytë siç...

Lajme të tjera

Web TV