Diplomohen 59 oficerët e rinj të FA, Peleshi: Akademia, diploma ekuivalente me akademitë e vendeve të NATO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

59 kadetë, mes të cilëve 13 vajza dhe 46 djem përfunduan me sukses Kursin e Përgatitjes së Oficerit të Ri, i cili zgjati 37 javë.

Në ceremoninë e diplomimit dhe betimit të tyre, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu, deputetë, komandantë të forcave si dhe atashe ushtarakë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se përfundimi me sukses i këtij kursi është kapërcim i madh, një inkurajim dhe motivim i merituar për këta të rinj, si oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ministri Peleshi theksoi se objektiv i Ministrisë së Mbrojtjes mbetet që sistemit të edukimit ushtarak t’i jepet një vizion i ri, duke e kthyer këtë sistem në laborator të përpunimit të mendimit teorik ushtarak, ndërsa fushat, poligonet dhe terrenet e stërvitjes, në praktika eksperimentale.

“Të gjithë ushtarakët tanë, në veçanti oficerët duhet të mbajnë në mendje që nuk janë vetëm ushtarakë të Republikës se Shqipërisë, por dhe ushtarakë të Aleancës së madhe Euroatlantike ku ne duhet të përfaqësohemi në mënyrën më profesionale dhe më dinjitoze, duhet të përfaqësojmë rolin dhe emrin e vendit tonë. Kjo do të thotë që karriera juaj do të jetë në vëmendje të vazhdueshme edhe për arsimimin, trajnimin dhe kualifikimin e mëtejshëm jo vetëm në shkollat tona ushtarake por dhe në shkollat e vendeve aleate dhe partnere”, u shpreh gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi.

Ai ndau me të pranishmit edhe planin e punës, për të cilin po punohet me drejtues dhe stafin e Akademinë e FA për vitin e ardhshëm akademik.

Lexo edhe :  Lista me "Punët e Vitit"/ Cilat janë profesionet më të kërkuara dhe paguara për 2025-ën

“Sfidat me të cilat përballemi janë gjithnjë e më të mëdha e gjithnjë e më të komplikuara ndaj ne duam që AFA duke filluar nga viti i ardhshëm akademik të formojë jo vetëm oficerë me formimin shkencor ushtarak, por dhe me specialitete të tjera, ndaj do të hapim dy programe këtë vit: “Teknologji Informacioni në fushën e Mbrojtjes” është njëri prej tyre, program bachelori si edhe “Navigacion dhe Komandim Detar”, është programi tjetër bachelorit. Dhe krahas këtyre programeve të bachelorit, që për herë të parë hapen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura do të hapim edhe programin e masterit në Siguri Kibernetike”, shtoi ministri.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se kjo ambicie do të shkojë më përpara duke e kthyer këtë akademi, sipas modelit “Ëest Point”, e cila në një të ardhme të afërt apo afatmesme të mund të prodhojë oficerë të cilët dalin me një diplomë mundësisht ekuivalente sikur të kenë studiuar në “Ëest Point”, apo në akademi të tjera më prestigjioze të SHBA dhe të vendeve të NATO.

Të fundit

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar. Shkarkimi i Bashës nga ky post vjen pas investigimit të...

Kate Middleton feston 43-vjetorin e lindjes

Kate Middleton këtë të enjte më 9 janar mbush 43 vjeç dhe është gati të kalojë një vit të qetë në krah të bashkëshortit dhe fëmijëve...

Pierre Poilievre, njeriu që mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kanadasë

Që në moshën 20-vjeçare, Pierre Poilievre mbante para vetes një hartë të Kanadasë. Udhëheqësi i Partisë Konservatore të Kanadasë, tani 45 vjeç, ka një...

Ç’po ndodh në Astir?/ RENEA dhe FNSH rrethojnë pallatin

Një grua ka lajmëruar policinë se ndodhet në një banesë në zonën e Astirit dhe është dhunuar nga disa persona. Policia ka mbërritur në...

Berisha mbërrin në burgun e Fierit, takon Ervin Salianjin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbërritur në burgun e Fierit ku do të vizitojë Ervin Salianjin. Kjo është e hera herë që kryedemokrati...

Lajme të tjera

Web TV