Lirimi i Lul Berishës dhe roli i Vangjush Dakos, komenton Sandër Lleshaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarët në emisionin “Open” në Top Channel kanë kritikuar paketën “Anti KÇK” të mazhorancës socialiste, ndërkohë që përballë tyre është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Gazetarët kanë ngritur dyshime mbi seriozitetin e “Operacionit Forca e Ligjit” dhe sidomos në rastin e Lulzim Berishës, ish-kreu i Bandës së Durrësit.

Berishës iu dërgua për të plotësuar formularin për pasurinë, por gazetarët kujtuan se ishte pikërisht Vangjush Dako, ish-kryebashkiak socialist i Durrësit, që i mundësoi lirimin nga burgu duke i siguruar një kontratë pune.

Ministri Lleshaj komentoi për herë të parë rolin e Dakos në këtë histori, duke shprehur zhgënjimin e thellë.

“Nuk e preferoj të merrem me emra konkret. (Lulzim Berisha) Ka qenë i dënuar, është i liruar për arsye të ndryshme me bashkëautorësinë e disa njerëzve. Përse lirohet nuk i jap dot përgjigje. Tjesht mund të shpreh zhgënjimin tim të thellë për këdo që pranon të hapë derën e burgut për një person të dënuar me burgim të përjetshëm. Kushdo që ka ndihmuar në lirimin e tij nuk e ka mirëkuptimin tim”, u shpreh Lleshaj.

Anti KÇK-ja, ministri Lleshaj: Është proces administrativ, jo penal

Të fundit

Zjarr në resortin e skive në Turqi, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur

Të paktën 66 persona u vranë dhe 51 të tjerë u plagosën pas një zjarri në një hotel në...

Rama takon kreun e Marrëdhënieve Publike të TikTokut për Europën

Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në...

Cilat janë rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i sheqerit

Nëse jeni ndër ata persona që nuk e nisni dot ditën pa diçka të ëmbël, është koha ta rimendosh këtë zakon pasi konsumimi i...

21 Janari”, Klosi: Dëmtimi i provave ishte shumë i rëndë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, e ka konsideruar një akt të rëndë fshirjen e provave të “21 Janarit”. I ftuar...

Bariu më i famshëm/Gjithë jetën e ka kaluar me delet,ëndërron të bëhet yll kinemaje

“Përshëndetje unë jam Ledjon Liçi, nga Mbrostari i Fierit 24 vjeç, merrem me blegtori pasi ma ka lënë trashëgimi gjyshi. “ Ledjoni është i riu...

Lajme të tjera

Web TV