Po vilat e politikanëve? Lleshaj: Nuk merremi me korrupsionin, punë e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komentet e qytetarëve janë të panumërta kur kërkojnë që “Operacioni Forca e Ligjit” të tregojë besueshmëri, duhet të godasë edhe politikanët e korruptuar. Pyetja përse OFL u përqëndrua vetëm te krimi i organizuar dhe jo te politikanët e korruptuar, iu shtrua në emisionin “Open” ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lleshaj theksoi se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk kanë në fokus korrupsionin, pasi kjo çështje duhet të trajtohet nga SPAK-u. Por insistimit të analistit Neritan Sejamini se SPAK ka në fokus edhe krimin e organizuar dhe pavarësisht kësaj Qeveria krijoi OFL-në, ministri Lleshaj nuk i dha një përgjigje të qartë.

“Nëse politikani është në kushte të njëjta si Lul berisha, atëherë duhet t’i shkojë formulari. Por si mund të futet vepra e korrupsionit? Targeti i këtij ligji është krimi i organizuar. Ne nuk e konsiderojmë çështjen e korrupsionit përsa kohë është krijuar SPAK. SPAK duhet të luftojë edhe korrupsionin edhe krimin e organizuar. Antikçk rregullon vetëm një aspekt… E kemi të ngritur strukturën për korrupsionin (SPAK-un)”, tha Lleshaj.

Sejamini insistoi duke sjellë rastin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, që është dënuar për “shpërdorim detyre”, por OFL nuk mund të shkojë dhe t’i dërgojë për plotësim formularin e pasurisë.

Debati/ Gazetarja-ministrit: “Golden” ju mbiu nga shiu?!

Të fundit

T’i besojmë skemës së investimeve në bujqësi?

Fatos Çoçoli Nga data 30 korrik 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të...

Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius,...

“Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte

Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë...

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët në vazhdim, pasi sipas raporteve,...

Ditri Ekart dhe rrënjët ezoterike të Nazizmit: Hitler në shërbim të një vizioni okult

Përgatiti: Leonard Veizi Autori amerikan Xhimi Marrs, në veprat e tij që eksplorojnë lidhjet mes politikës dhe sekreteve okulte, e për më tej në vëllimim...

Lajme të tjera

Web TV