Koha nuk ka lënë “gjurmë” në trupin e saj/ Ja këngëtarja 44-vjeçare me linjat e përsosura  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me nisjen e sezonit veror, këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka ngritur temperaturat duke publikuar në rrjetet e saj sociale foto, me anë të të cilave tregon se është në superformë fizike.

Këngëtarja prej disa javësh është kthyer nga Gjermania dhe po shijon pushimet në jug të Shqipërisë, nga ku ka shkrepur edhe imazhet, në të cilat shihet mjaft seksi, teksa pozon me bikini.

Ledina ndodhet në vilën e saj në resortin luksoz në jug të Shqipërisë, për të qëndruar tre muaj pa bashkëshortin, Naimin, pasi atij i duhet të merret me biznesin në Gjermani. Po si është jeta e një mamaje që e shijon verën si një beqare e vërtetë mes mrekullivve të natyrës?

E nisim nga fotot dhe kush fshihet pas tyre? Bëhet fjalë pikërisht për vajzën e artistes, Periana, me të cilën ajo po i kalon pushimet, pasi edhe djali Erlisi nuk ka preferuar të qëndrojë gjatë në jug. “Burri një herë ka hequr dorë. Tani m’u rrit edhe goca. Dje, madje i thashë ‘mami do më bësh një foto se do të jap një çokollatë’. Sa i dhashë një çokollatë, ‘uuuhh’ tha, ‘të bëj dhjetë’”, tregoi Ledina.

Ajo tregoi se djali, Erlisi, ka zgjedhur që këtë verë të mos e kalojë me të ëmën, e kjo gjë e ka mërzitur jo pak Ledinën.

“Djali më ka mërzitur pak këtë herë. Është rritur në fakt dhe e shikoj që, si i lindur në Gjermani, ka krijuar shoqërinë e tij, miqësitë e tij dhe më thotë ‘mami, ik ti, se e di që ke qejf të kalosh sa më gjatë pushimet atje. Unë do rri. Më lër pak, 3 javë, jo më shumë’. Ata sigurisht që duan kur shohin mamin e lumtur, patjetër që e pëlqejnë, e duan jugun…”, tha këngëtarja.

Lexo edhe :  Gazetarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë (Foto)

Bashkë me një zhytje në pishinë ku prezantoi linjat që i ka të kuruara në sajë të ushqimit të zgjedhur dhe sportit, Çelo publikoi më pas në “Instastory” disa foto të hershme të vetes, si për të vërtetuar se koha s’ka lënë asnjë gjurmë tek ajo.

 

Në njërën prej tyre, këngëtarja shihej e veshur me një fustan të bukur, teksa në sfond dëgjohej të thoshte se kjo foto ishte realizuar kur ka qenë vetëm 19 vjeç. Në një imazh tjetër, ajo shihet duke pozuar mbi një makinë.

“26 vite më parë. Sipër makinave si gjithmonë”, tha ajo. Ledina Çelo pa dyshim që është një nënë me stil. Këngëtarja shqiptare e ka treguar këtë në një foto të postuar në “Instagram”. E ndodhur afër burrit të saj dhe mikut të tij, Ledina nuk e ka vrarë mendjen për të treguar seriozitet, por ka shkrepur një foto përballë një xhami pasqyrë.

E vetëdijshme për entuziasmin e saj, ajo ka shkruar në foto “La nam gruja me dy kalamaj!”. Këngëtarja, tashmë nënë e dy fëmijëve, ka vite e martuar në Gjermani me një burrë të pasur.

Martesa me kickbokserin kosovar Naim Kabashi dhe bashkëjetesa me këtë sportist me emër e ka bërë t’i përkushtohet shumë vetes, ajo nëna jashtë kornizave dhe që e do veten shumë. Aktualisht, këngëtarja jeton në Gjermani.

Qëkur u martua me kick-bokserin kosovar, këngëtarja u largua nga skena për t’iu përkushtuar familjes e biznesit, ndërkohë që për linjat ajo ka deklaruar se i mban në formë me vrap. Ndërkohë, po përgatitet për t’u rikthyer në Shqipëri me një projekt të ri./ Panoramaplus.al

 

 

Të fundit

Mundësi të reja/ Parashikimi për muajin maj dhe shenjat më të favorizuara të horoskopit

Muaji maj duket se do të të jetë plot surpriza për të 12 shenjat e horoskopit. Astrologu Jorgo Pulla...

Psikiatri: Britney Spears jashtë kontrollit, ka nevojë për mjekim të fortë

Psikiatri Dr. Charles Sophy, foli për TMZ Live, duke paralajmëruar se këngëtarja e famshme Britney Spears ka nevojë për mjekim të rëndë dhe kujdestari...

Princi William tregon si është gjendja shëndetësore e Kate Middelton

Princi William ka zbuluar për mediat gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, pasi ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer. I pyetur nga...

Britania ‘dëbon’ azilkërkuesin e parë, dërgohet në Ruanda

Për herë të parë në histori, qeveria britanike largoi drejt Ruandës azilkërkuesin e parë. Emigranti me kombësi afrikane u largua me dëshirë mbrëmjen e...

Sot 1 Maji/ Mësuesit protestë, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Teksa sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës, ndërsa po protestojnë. Ata kanë nisur një marshim paqësor...

Lajme të tjera

Web TV