Riatdhesimi i 19 shqiptarëve nga Siria/ Kreu i Antiterrorit jep detaje nga operacioni: Në kamp janë edhe 30 familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Antiterrorit, Gledis Nano foli për operacionin e riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampi famëkeq në Siri drejt Shqipërisë. Para mediave tha se ka vështirësi të mëdha për shkak se ISIS ka ende prezencë në terren dhe fëmijët e gratë nuk lejohen të riatdhesohen.

“Është punuar që në operacionin e kaluar, janë identifikuar persona në kampin Al Hol dhe janë transferuar në kampin Roj, ku ka më tepër kushte për të jetuar. Kjo u realizua herën e kaluar dhe operacioni ka qenë në vijim pa asnjë ndërprerje që kur u nisëm për të kryer operacionin e dytë. Vështirësitë janë për shkak se ISIS ka ende prezencë në terren. Këta familjarë, fëmijë dhe gra nuk lejohen të riatdhesohen se duhet të qëndrojnë aty. Në kuptim të bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese në rajon, ka pasur lehtësira se marrëdhëniet janë më të ngushta”, tha Nano.

Sa i përket bashkëshortëve të grave që mbërritën sot në Shqipëri, Nano tha se një pjesë e tyre janë në burg, të tjerë të fshehur në terren ndërsa për të tjerë dyshohet të kenë vdekur në luftime.

“Po punojmë në atë drejtim dhe disa persona ndodhen në burg në Sirinë verilindore, një pjesë e tyre janë larguar dhe janë fshehur në terren ndërsa për një pjesë ka dyshime të kenë humbur jetën nga luftimet”, tha Nano.

Ndërsa për operacionin e radhës që paralajmëroi kryeministri Edi Rama, tha se janë rreth 30 persona të tjerë që pritet të riatdhesohen, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhen në kampin Al Hol.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë me të gjithë personat që rikthehen. Sot 19 persona vijnë nga kampi Roj që më parë kanë qenë në Al-Hol. Janë rreth 30 persona të tjerë, pjesa më e madhe është në kampin Al-Hol dhe nuk janë aspak bashkëpunues”, tha Nano.

Të fundit

Hapet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”

Çelet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Faza e parakualifikimit përfundon më 24 janar (30 ditë), ndërsa faza...

Protestojnë shoferët e Urgjencës në Spitalin e Durrësit: Na është ulur paga

Shoferët e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit kanë zhvilluar një protestë mesditën e sotme për shkak të kushteve të punës dhe uljes së...

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31 për qind e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë...

Shakatë bëhen serioze, shfaqet emërtimi “Mexican America”, BE xhindoset me Trump

Shakatë po dalin jashtë kontrollit mes liderëve të vendeve të Amerikës Veriore. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u fut në garën e riemërtimeve duke...

Dorëheqja e Enver Hoxhës në 1954/ Boriçi: E detyroi Hrushovi! Moska e akuzonte për…

Enver Hoxha u detyrua të japë dorëheqje si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1954, ndërkohë që iu tërhoq vërejtje se kishte keqmenaxhuar fondet që Bashkimi...

Lajme të tjera

Web TV