Skandal diplomatik/ Daçiç sulmon dhe fyen komisionerin e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi të Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi me kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe ministrat e saj, ka ndodhur një “skandal diplomatik”.

Sipas mediave serbe, gjatë takimit ka ardhur deri tek një moment i pakëndshëm kur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka sulmuar verbalist komisionerin, i cili më pas u largua nga takimi.

Siç shkruan media serbe, Blic.rs, para se të fillonte Daçiç bisedën, gjithçka po shkonte normalisht.

Megjithatë, në një moment Daçiç ka marrë fjalën dhe i është drejtuar në mënyrë të ashpër Varhelyit.

“Ai ishte shumë i pasjellshëm. Ai i tha atij se nuk e di se ku ka ardhur dhe se po hesht ndërsa dikush rrëmben manastiret serbe në Kosovë dhe hesht për taksën e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia”, ka thënë një burim i “Blic.rs”.

Kryeministrja, si dhe ministrja e BE-së, Jadranka Joksimoviç dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç mbetën pa fjalë. Pas incidentit Varhelyi ndezi mikrofonin dhe iu drejtua ministrit të Jashtëm serb.

“Unë jam i vetmi komisioner evropian që reagova ndaj taksës, e dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i parë që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe më në fund, erdha këtu për t’ju ndihmuar”, citohet të kenë qenë fjalët e Varheliy. Pas kësaj, ka treguar burimi i medias serbe, ai ndali mikrofonin, iu afrua Ana Brnabiç, shtrëngoi duart me të dhe doli nga takimi.

Dhe lidhur me këtë incident, media serbe ka kontaktuar vetë Daçiçin. “Unë sulmova BE-në për mos respektim të Marrëveshjes së Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata dhe për heshtjen për ngjarjet në Mal të Zi”, ka thënë Daçiç.

Të fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projektligji që parasheh ndëshkime më të ashpra ndaj grave që refuzojnë të...

SHBA dëmshpërblen gratë e dhunuara në burg: 1.1 milionë dollarë për çdo akuzë

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do ti duhet të paguajë afro 116 milionë dollarë për 103 gra që pretendojnë se janë abuzuar...

A e dinit? Ja çfarë simbolizon saktësisht ngjyra e pasaportës suaj

Çdo vend ka një ngjyrë specifike në pasaportën e tij dhe arsyeja sigurisht nuk është e rastësishme, por lidhet me disa faktorë. Ngjyra e...

Luksi blihet me bitcoin/ Markat po e shtojnë si mjet pagese, pas rritjes së shpejtë

Rritja e shpejtë e Bitcoin ka tërhequr vëmendjen e markave prestigjioze për të marrë në konsideratë pagesat me kriptomonedha. Një sërë markash luksoze të...

“Në gojë të ujkut”/ Ja urimi ‘pikant’ i Ledion Liços për pozicionin e ri të Heidi Bacit

Komentet për pozicionin e ri të Heidi Bacit si moderatore e “Fan Club BBVA4” kanë qenë të shumtë, si të mirë apo të këqinj,...

Lajme të tjera

Web TV