Rita Ora rrëfehet për kolumbianët: Nuk do ta harroj kurrë se prej nga vij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është ftuar për të kënduar në festivalin “Estéreo Picnic 2020”, në Kolumbi.

Rita Ora, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, nw një intervistë për median e njohur amerikano-jugore, SHOCK,  ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj. Nw kwtw rrwfim ajo nuk ka hezituar të flasë me krenari edhe për Kosovën.

Rita Ora njihet si interpretuese e shumë hiteve, që e kanë ngjitur atë në majat e top-listave të Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm. Kur Rita ishte fëmijë, në vitin 1991, familja e saj la Kosovën nisën luftërat në Ballkan. Në vitin 1998, shpërtheu konflikti midis forcave serbe dhe shqiptarëve. Pas një lufte që la më shumë se 13,000 të vdekur, vendi arriti pavarësinë në vitin 2008. Me një popullsi prej 1.8 milionë njerëzve, Kosova ka PBB-në më të ulët për frymë në Evropë”, citon media kolumbiane  Rita ishte e ftuar në një koncert të veçantë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës në vitin 2018.“Për të arritur këtu duhej një udhëtim i gjatë”, u tha artistja mediave. “Por unë mendoj se është vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm për vendin tonë”.

29-vjeçarja ka treguar se nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora, është personi model i saj.

“Nëna ime është personi më frymëzues dhe mahnitës që njoh. Familja ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjëja më e rëndësishme në jetën time. Ne kemi qenë gjithmonë afër dhe mbështetemi shumë tek njëri-tjetri”.Në pyetjen e fundit të kësaj interviste, Rita Ora ka theksuar edhe njëherë se çfarë do të thotë për të vendi i saj i origjinës.

Lexo edhe :  Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Jam shumë krenare për origjinën time dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Do të thotë gjithçka për mua”, ka përfunduar rrëfimin e saj për SHOCK artistja me famë botërore.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV