Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Spraji me bazë kanabisi mund të trajtojë tumoret në tru”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizatat bamirëse të kancerit dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar britanik do të studiojnë nëse një spraj goje me bazë kanabisi mund të trajtojë tumoret e trurit dhe të ndihmojë pacientët të jetojnë më gjatë.

Mjekët do t’u japin pacientëve me glioblastoma, me tumor në tru, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ilaçin i cili njihet si Sativex, së bashku me një ilaç kimioterapie – temozolomide – si një provë klinike për të vrarë qelizat kanceroze.

Ky do të jetë studimi i parë i tillë në botë.

Glioblastoma është një formë agresive dhe e vështirë për t’u trajtuar e tumorit të trurit që pothuajse gjithmonë kthehet, pavarësisht se mjekët përdorin kirurgji, radioterapi dhe kimioterapi për ta trajtuar atë.

Personat e diagnostikuar për herë të parë mund të jetojnë vetëm për 12 deri në 18 muaj, ndërsa ata me glioblastoma të përsëritura mbijetojnë vetëm 10 muaj.

Rreth 2,200 njerëz në Angli diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, duke e bërë atë formën më të zakonshme të kancerit të trurit.

Sativex është dhënë tashmë për pacientët me sklerozë të shumëfishtë, gjendja e të cilëve nuk është përmirësuar pavarësisht trajtimit, në mënyrë që të zvogëlojë spasticitetin e tyre . Ky është një nga tre ilaçet me bazë kanabisi i cili aktualisht përdoret në spitalet britanike.

“Ne mendojmë se Sativex mund të vrasë qelizat e tumorit të glioblastomës dhe se mund të jetë veçanërisht efektiv kur jepet me kimioterapi temozolomide, kështu që mund të ndihmojë në ndalimin e rritjes së këtyre tumorëve, duke i lejuar pacientët të jetojnë më gjatë,” tha Susan Short, një profesoreshë e onkologjisë klinike dhe neuro-onkologjisë në Universitetin Leeds.

Lexo edhe :  Veriu i Italisë nën pushtetin e përmbytjeve/ Qindra të evakuuar në Bolonja

“Kjo është ajo që ne duam të provojmë në studim,” tha ajo.

Në studim do të përfshihen 232 pacientë në fillim të vitit të ardhshëm nga 15 spitale, përfshirë qendrat e specializuara të kancerit, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Dy të tretat do të marrin Sativex dhe temozolomide ndërsa pjesës tjetër do t’i jepet ilaçi i kimioterapisë dhe një placebo.

Sativex përmban sasi të barabarta të dy kanabinoidëve: substancës psikoaktive Delta-9-tetrahydrocannabinol (THC

), e cila u jep përdoruesve kanabidiol (CBD), e cila mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjes, inflamacionit dhe ankthit pa nxitur ndonjë efekt psikoaktiv.

“Ne shpresojmë se ky studim mund të hapë rrugën për një jetë të re që mund t’i ndihmojë pacientët me glioblastoma të kenë muaj shtesë për të jetuar,” tha Dr David Jenkinson, shefi ekzekutiv i përkohshëm i fondacionit të Bamirësisë së Tumorit të Trurit.

Studimi pason një tjetër të mëparshëm – një provë në fazën e parë – që shikonte thjesht sigurinë e dhënies së Sativex dhe temozolomide së bashku, e cila përfshinte 27 pacientë.

Studimi i ri trevjeçar, i quajtur studimi Aristocrat, do të shikojë sigurinë dhe çfarë ndikimi ka në rezultatin e pacientit, duke përfshirë sa kohë ata mbijetojnë.

“Gjetjet e fundit në fazat e hershme ishin vërtet premtuese dhe ne tani mezi presim të kuptojmë nëse shtimi i Sativex në kimioterapi mund të ofrojë zgjatje të jetës dhe përmirësim të cilësisë së jetës, gjë që do të ishte një hap i madh për të trajtuar këtë sëmundje shkatërruese,” shtoi Jenkinson./MCN.tv

 

Të fundit

Boks/ Daniel Dubois shkatërron Anthony Joshuan me nokaut dhe ruan titullin e IBF-së

Daniel Dubois si një kampion në fuqi i IBF e ka mbrojtur këtë titull pas një fitoreje të madhe...

Real Madrid triumfon me përmbysje ndaj Espanjolit, Vinicius “shndërron” galaktikët

Real Madrid triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-1 në një duel që rezultoi tepër emocionues. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura,...

Pikat e bardha rreth syve/ Çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale

Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë. Këto...

Duka i lë afat Berishës dhe i shtrin dorën Ramës: S’ka “vija të kuqe” për aleancë me PS

Partia Agrare Ambientaliste nuk u bë pjesë e polit të tre të politikës shqiptare, teksa formacioni që do të sfidojë PS dhe PD në...

Spektakël vetëm në tribuna, derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim pa gola

Ndeshja e parë në derbin e këtij edicioni u mbyll me barazim 0:0. Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime...

Lajme të tjera

Web TV