COVID-19/ OBSH bën thirrje që të ndalohen programet e dozave të treta të vaksinës anti-covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndalje të përkohshme të programeve për dhënie të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, ndërkohë që vendet e varfra janë ende duke pritur të sigurojnë vaksinat.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kritikuar planet për dozë të tretë të vaksinës, të cilat janë duke i shqyrtuar një mori shtetesh.

Tedros ka thënë se programet e dozave përforcuese, të cilat janë duke u zbatuar në disa vende, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, kur 10 për qind e popullsisë mund të jetë e vaksinuar.

“Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë”, ka thënë Tedros.

“Në të njëjtën kohë, shtetet me të ardhura të vogla kanë dhënë 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndryshojmë këtë gjë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat”.

Kjo thirrje ka ardhur ndërkohë që OBSH-ja ka raportuar se një variant i koronavirusit, i identifikuar në Peru, nuk është aq ngjitës sikurse varianti Delta.

OBSH-ja ka thënë po ashtu të mërkurën se u rekomandon nënave të vaksinuara, që bien në kontakt me koronavirusin, që të vazhdojnë të ushqejnë me gji foshnjat e tyre, pasi vaksina nuk përbën rrezik për fëmijët e tyre dhe se antitrupat në qumësht mund t’iu ndihmojnë për t’u mbrojtur nga infeksioni./REL.

Të fundit

Proda vlerëson punën e policisë në Elbasan dhe Korçë, kërkon përmirësime për vitin 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore...

Berisha në Gjermani/ Analisti: Non-grata nuk hiqet duke zhvilluar takime te CDU

Analisti Agim Baçi, ka komentuar faktin që kreu i PD Sali Berisha shtrëngoi duart me kandidatin për kancelar të Gjermanisë nga radhët e CDU-së...

FOTO/ Shfaqet në gjendje jo të mirë, çfarë ndodhi me Megi Pojanin?

Moderatorja Megi Pojani ka publikuar disa fotografi shqetësuese në Instagramin e saj. Megi ka postuar fotografi ku shihet se fytyra e saj është shumë e...

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mbush sot plot 10 vite që është krijuar si institucion në vendin tonë. Me anë të një postimi të...

Ngjela: Sllavët bërtasin nga frika e shqiptarisë

Avokati Spartak Ngjela, thotë se koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria.  ”Sllavët ndihen të trembur, bërtasin nga...

Lajme të tjera

Web TV