“Shefi” i policisë Ardi Veliu kalon vettingun, konfirmohet në detyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Ardi Veliun si Drejtori i Policisë së Shtetit.

Drejtori i Policisë së Shtetit rezultoi i pastër pas hetimeve nga ana e Komisionit, bazuar në tre kriteret.

Për sa i përket kriterit të pasurisë, Komisioni arriti në përfundimin se Ardi Veliu ka deklaruar saktë pasurinë, dhe ka burime të ligjshme.

Ndërsa në kriterin e kontrollit të figurës, DSIK ka konfirmuar se Veliu ka certifikatë sigurie tepër sekrete deri në vitin 2022 por ka raportime se ka qenë i implikuar në lëvizjen e klandestinëve, favorizimin e falsifikimit të vizave, por që këto nuk kanë pasur vijueshmëri dhe nuk është hapur proces penal, si dhe nuk është marrë nën hetim apo i pandehur.

Ndaj drejtorit Veliu u adresuan dy denoncime nga Sindikata e Policëve, njëri për qëndrim të paligjshëm në detyrë dhe tjetri për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, por që nuk u morën në konsideratë nga komisioni. /Fjala.al

Të fundit

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një...

Kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët...

Reshjet e shiut “mbulojnë” gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar ditën e sotme ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës të ndalohen lundrimet për disa mjete. Sipas njoftimit bëhet me dije...

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it?

Moderatorja e njohur Roza Lati përmes platformës "Instagram" ka treguar në lidhje me mungesën e saj në televizion. Në përgjigjet e saj, ish-banorja e "BBVA...

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan një sërë urdhër-arrestesh si...

Lajme të tjera

Web TV