Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 163 vatra zjarri të shuara, Karaburuni në kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon të jetë problematike situata e zjarreve në vend, ndonëse në shumë zona vatrat e rrezikshme janë shuar. Fluturimet ajrore dhe ndërhyrjet e efektivëve të ushtrisë mbajnë në kontroll situatën. Kush janë zonat më problematike dhe si pritet të ndërhyhet në ditët në vazhdim.

Pas 11 ditësh betejë me zjarrin, duke se situate po shkon drejt përmirësimit, ndonëse rrezikua nuk ka kaluar ende. Në zonën më problematike siç është Karaburuni, flakët vijojnë të jenë aktive, por po tentohet të mbahet e paprekur zona e Llogarasë, e cila rrezikon shumë për shkak të pyjeve të dendura. Në të gjithë vendin tonë janë shuar 163 vatra zjarri. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes ku përmes një deklarate ka bërë dhe bilancin e situatës. Sipas Ministrisë, në gadishullin e Karaburunit është vendosur nën kontroll pjesa më e madhe e zjarreve ku Parku i Llogarasë nuk paraqet rrezik. Më tej thuhet se janë shuar totalisht edhe zjarret ne fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, në Qarkun Gjirokastër. “Zjarri i rënë në Himarë, Livadhë u shua në kohë të shpejtë, duke mos i lënë flakët të kalojnë në zonën ku pushonin turistët. U realizua me sukses mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe e banorëve nga zjarri që ra në fshatin Kutal, bashkia Përmet. Zjarret e rëna në fshatrat: Qestorat, Dhoksat, rshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë, Tranoshisht, Saraqinisht, në bashkinë Gjirokastër u shuan përfundimisht, duke shpëtuar në kohë banorët dhe banesat, por fatkeqësisht vetëm me një humbje jete dhe një të lënduar. Janë shuar totalisht edhe zjarret ne fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, në Qarkun Gjirokastër”, thuhet në reagimin zyrtar të ministrisë. Këto vatra u shfaqën në mënyrë të menjëhershme dhe me drejtim të pakontrolluar si pasojë e erërave të forta.

Peleshi: Kemi një vatër të rrezikshme në Gjirokastër

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri një pasqyrim të situatës së zjarreve në vendin tonë, nga Baza Operative e Pashalimanit, prej ku tha se janë shuar deri më tani 163 vatra nga forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile. Mes të tjerash, ministri deklaroi se “Në Mashkullorë të Gjirokastrës kemi çuar një kontingjent me 50 efektivë, sepse kemi një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme. Era po i çon flakët drejt fshatit. Bëj thirrje për evakuim. Policia e Shtetit të mos mendohet dy herë për t’i evakuuar banorët”. Duke folur për gazetarët këtë të premte, ai tha se vatra më serioze në veri është ajo e Kukësit, por po punohet me forca të kombinuara nga toka dhe ajri. Pjesa tjetër e vatrave në veri është nën kontroll. “Vatra më serioze është ajo e Kukësit, ku kemi punuar dhe po punojmë kombinuar nga toka dhe nga ajri. Nuk rrezikon banesa. Është në kontroll, por nga ç’ka në zonën e veriut është më seriozja. Në luginën e Valbonës kemi një vatër zjarri që është nën kontroll. Edhe në vatrat e tjera i kemi nën kontroll dhe nuk rrezikojnë banesa”, u shpreh Peleshi. Ndërkohë, vatër e rrezikshme vijon të jetë vedhe ajo në Karaburun. Kjo për shkak se zjarri kërcënon një nga mushkëritë më të rëndësishme të Shqipërisë. Peleshi tha se strategjia është që deri nesër të mbahen vatrat siç janë mbajtur këto ditë deri në futjen në përdorim të helikopterëve që do të vijnë në ndihmë nga Holanda. Me ardhjen e tyre, ai u shpreh se do të ketë lajme të mira shumë shpejt për vënien nën kontrollin e plotë të flakëve. “Jemi në vatrën më të rrezikshme. Por kam një lajm të mirë, jo përfundimtar. Këtu në Llogara në frontin e parkut të Llogarasë, ku zjarri kërcënon një nga mushkëritë më të rëndësishme të Shqipërisë, shumë trupa kanë punuar atje, shumë dedikim, shumë prej tyre më kanë prekur me sakrificën që bëjnë”-tha Peleshi. Sipas tij, në Llogara strategjia është të mbahet situate ashtu siç është, deri në ditën e sotme r ku është planifikuar fluturimi i dy helikopterëve të fuqishëm. “Ata kanë një kapacitet shumë më të madh. Besoj se sapo të futen në funksionim do të kemi lajme të mira. Kemi shumë optimizëm sot, shumë më tepër se sa dje në të njëjtën orë. Kemi njerëzit tanë më të mirë, aty”, tha Peleshi. Në Gjirokastër po punohet për të eliminuar plotësisht vatrat dhe për të shmangur rindezjen e tyre. Situatë serioze paraqitet në Mashkullorë, ku Peleshi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të mos mendohet dy herë për evakuimin e qytetarëve nëse janë në rrezik. Ministri tha se duhet të ndëshkohen “pa mëshirë” të gjithë ata që vejnë zjarret me qëllim. Në shumë raste këta persona janë të identifikuar. Si pasojë e temperaturave të larta, gjatë 10 ditëve të fundit vendi ynë është përballur me situata problematike zjarri, të cilat kanë rrezikur jetë njerëzish, banesa, gjënë e gjallë, trashëgimi kulturore, zona pyjore dhe parqe arkeologjike. Në të gjithë territorin deri tani janë shuar 163 zjarre, për të cilat janë angazhuar 1289 Forca të Armatosura me 146 mjete të FA, 143 mjete zjarrfikëse, 1052 forca zjarrfikëse dhe 441 forca të tjera nga emergjencat civile.

Të fundit

U kapën duke vendosur baste sportive online, 2 të arrestuar në Fier

Dy të rinj u arrestuan në flagrancë teksa po vendosnin baste sportive në Cakran të Fierit. Fier- Dy të rinj...

“Kategoria Superiore”: Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 20-të

Java e 20-të e kampionatit “Kategoria Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme. Këtë javë triumfuan Vllaznia, Egnatia, AF Elbasani dhe Bylis, ndërsa vetëm një...

Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen ‘Xibraka’! Rama paralajmeron padi Bardhit

Kryeministri Edi Rama paralajmeron padi për Gazmend Bardhin për krijimin e rrethanave të kallëzimit të rremë lidhur me akuzat e tij për lidhjen e...

Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 65 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një pikë karburanti dhe rezervuar karburanti në provincën...

Këngëtari tregon mes lotësh humbjen e nënës së tij: Po xhiroja klipin kur mësova lajmin

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar momentin tronditës kur ka humbur nënën e tij. Në rrëfimin e tij në “S’e Luan...

Lajme të tjera

Web TV