Krahina e Dukatit në mëshirë të fatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Prof. Dr. Ago Nezha

Krahina e Dukatit, përbëhet prej tre fshatrash: Dukat, Tragjas, Radhimë. Një amfiteatër natyror, rrethuar me një kurorë malesh, që laget nga dy dete. Njërën faqe e lanë me ujin e detit Adriatik dhe tjetrën me ujin e detit Jon. Si rrallëkund në këtë territor, takohen klima subtropikale me atë kontinentale, me një florë dhe faun shumë të pasur. Kjo krahinë me tre qytete para erës së re dhe mbi 100 fshatra, që janë krijuar para Vlorës, sot përfaqësohen me qytetin e Orikumit dhe tre fshatrat që lartëpërmëndëm. Ka pasur një shprehje që po të prishet Vlora e bën Dukati, por po të prishet Dukati nuk e bën dot Vlora. Me ristrukturimin e territorit të vendit në 60 bashki, fatkeqësisht Bashkinë e Orikumit, e suprimuan dhe paradoksalisht e kaluan në vartësi të Vlorës. Orikumi ka mbetur si një mjedis afrikan, pa asnjë përkujdesje apo investim infrastrukturor. Pushues ka në rritje çdo vit, jo si rrjedhojë e përmirësimit të kushteve sociale, përkundrazi, ka përkeqësim në të gjitha drejtimet, por këtë privacion shoqëror e kompenson privilegji natyror. Krahas gjëndjes së mjerueshme infrastrukturore dhe mungesës të gjelbërimit, këtë vit ju shtua dhe katastrofa mjedisore, nga zjarrvensit, që shkrumbuan gjithë krahinën, duke filluar nga Gadishulli i Karaburunit duke vazhduar me malet Akrokeraune ose malet e Vetëtimës, malet e Tragjasit dhe Radhimës. I gjith ky vargmal kështjellë ka mbetur lakuriq, pasi zjarri ja hoqi kostumin e gjelbër. Qielli u mbulua me re tymi dhe zjarret shtoheshin çdo ditë me vatra të reja, ndërsa reagimi nga njësia administrative deri te pushteti vendor e qëndror ishte indiferent, duke e interpretuar si një fenomen të zakonshëm që përsëritet çdo vit nga barinjtë zjarrvënës, të motivuar si të natyrshme se bëhet për të përfituar kullotë.
Indiferenca dhe nënvleftësimi që treguan tërë strukturat shtetërore, bëri që zjarri për një javë të marri përhapje galopante duke përfshirë gjithë krahinën dhe ka rrezikuar banesa të banorëve në të tre fshatrat. Kur u zgjuan nga gjumi litargjik pushteti vendor dhe qëndror, duke bërë shohu Ministri i Mbrojtjes Peleshi, që fati si qeshi, për të qënë i suksesshëm në këtë shohu, se zjarri ka marrë përmasa gjigande dhe ka shkrumuar gjithë krahinën. Kur “viktima u fut në arkivol” , pushteti u zgjua nga gjumi dhe vrapoi Ministri Peleshi për ta “ shëruar”. Kjo situatë paniku ka prekur banorët e zonës që u janë rrezikuar banesat, si dhe pushuesit, që kanë ndier vështirësi shëndetësore në frymëmarrje. Ata që vën shkrepsen pyjeve e kanë të lehtë fizikisht dhe mëndërisht. Një rrezik jo i vogël paraqitet për forcat që mobilizohen të futen në flakët e zjarrit për të shuarjen e tij. Aty, duhet sakrificë njerëzore në këto temperatura të larta ku rrezikohet dhe jeta e tyre. Një falnderim publik shkon për gjithë pjesmarrësit që ndihmojnë për shuarjen e zjarrit.
Profesor Sherif Lushaj, një ekspert ekselent i mjedisit reagoi fuqishëm në rrjetet sociale dhe më ngacmoi mendimin për të publikuar këtë situatë. Zjarre bien në Europë dhe në gjithë botën, por shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë për krijimin e këtyre situatave janë të ndryshme. Te ne zjarrvënsit janë të qëllimshëm dhe dihen autorët se ky ritual përsëritet çdo vit me pasoja shkatërruese. Krahina e Dukatit çdo vit e përjeton këtë tragjedi dhe nuk ka pasur shqetësim për asnjë pushtetar vendor apo qëndror. Kjo masakër mjedisore miratohet në heshtje ose me zë, duke motivuar se është nevojë për të përmirësuar kullotat dhe se nuk e dëmton bimësinë e lartë, veç shkurreve. Kur e dëgjon këtë histori, të duket sa çudi, aq dhe marrëzi.
Duke u përsëritur çdo vit në përmasa të ndryshme, duke filluar nga viti 2007, ku u shkrumbua 80 përqind e sipërfaqes, kjo situatë ka fituar qytetarinë nga strukturat pushtetmbajtëse, gjatë këtyre viteve. Pasojat e djegjes nga zjarret janë multidimesionale, pasi shkatërrojnë natyrën dhe ekosistemin, dhe kanë ndikime të mëdha ekonomike, mjedisore, shëndetësore, biodiversiteti, shëmëtimi i peizazhit, shkatërrimi i florës dhe faunës së egër, duke zhdukur specie te rralla, që jetojnë në zona ekstreme. Ky fenomeni zjarrvënjes ndodh në pikun e sezonit turistik, në periudhën Korrik-Gusht, kur pushuesit vendas e të huaj, vijnë të kalojnë pushimet dhe përjetojnë një situatë të frikshme mjedisore dhe shëndetësore. Karboni që çlirohet nga djegia e bimësisë kalon në organet e frymëmarrjes dhe i bën mushkritë blozë, që rrezikojnë jetën jo vetëm te të moshuarit por dhe te të rinjtë, pasi ka të bëjë me hemoglobinën në gjak dhe pengon furnizimin me oksigjen dhe vështirëson frymëmarrien. Fenomeni i zjarrvënjes ndodh çdo vit, se nuk funksionon drejtësia dhe s’ka ndëshkim që të kufizohet. Zjarrvënsi është një kriminel mjedisor por nuk trajtohet si i tillë, bëhen lëshime, ndaj ai, rri çdo vit me shkrepse në dorë. “ Të jesh i mëshirshëm është shumë më e lehtë se sa të jesh i drejtë”, shkruan Graf.
Situata kritike që po përjetohet për më shumë se një javë, tregon se strukturat e menaxhimit të zjarreve, nuk janë të afta dhe të paisura me logjistikë, për pandalimin dhe shuarjen e zjarreve. Humbja që shkakton zjarri është shumëplanshe, sa po të bësh një analizë të detajuar, del me kosto shumë të lartë. Përgjegjësia e shkaktarëve dhe zyrtarëve që operojnë në një teren të caktuar, mungon. Po ju sjell një shëmbull të përjetuar në vitet 1970. Isha student dhe pushoja në verë te vëllai në Fushë-Dukat. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv Sihat Tozaj dhe drejtori i Pyjeve Kamber Aliko, për fund jave kishin organizuar një drekë mes pishave në Llogora, ku më ftuan dhe mua. Sa kishim nisur drekën dhe një bari kishte hedhur një fije shkrepse, ku nisi një vatër zjarri. Menjëherë u lajmërua Kryetari i Komitetit dhe Kryeministri i vendit, që i raportohej çdo orë për ecurinë e zjarrit. U la dreka në vend, u mobilizuan fshatrat Dukat, Tragjas, Radhimë, Palasë dhe Dhërmi, si dhe forcat e marinës të Pashalimanit dhe repartet bregdetare dhe për tërë natën zjarri u shua, pasi masivi i Llogorait u rrezikua. Ndërsa vatrat e zjarrit kanë një javë që lodrojnë dhe strukturat shtetërore pas një jave reagojnë. Është i pafalshëm një qëndrim soditës kur reziku është bërë tepër serioz. Komuniteti i zonës për këtë qëndrim indiferent të strukturave shtetërore është shumë i indinjuar.
“ Syri i popllit është i shenjtë” shkruan Seneka-plaku.

Të fundit

Mësuesja franceze falënderon Princeshën Kate për punën e saj me fëmijët

Princesha e Britanisë Kate iu bashkua Mbretit Karli III dhe Mbretëreshës Camilla në një shëtitje mbretërore pas shërbesës së...

BIRN: SPAK zemërgjërë ndaj korrupsionit në zgjedhje

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi të premten më 27 dhjetor dënimin me masën minimale që parashikon ligjit, të kryetarit socialist të Bashkisë së Rrogozhinës,...

Shkencëtarët kinezë krijojnë një krem ​​të ri kundër diellit që ftoh lëkurën

Shkencëtarët nga Universiteti Tsinghua i Kinës në Pekin kanë krijuar një krem ​​të ri kundër diellit që jo vetëm mbron nga rrezet UV, por...

Cilat janë planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së?

Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës prej agjencive kryesore të zbatimit...

Tjetër çmim për Cristiano Ronaldon, shpallet lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme

Cristiano Ronaldo sapo është shpallur lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme gjatë ceremonisë së ‘Globe Soccer Aëards’. Ky çmim vlerëson ndikimin e jashtëzakonshëm...

Lajme të tjera

Web TV