Konstantius II, perandori që urdhëroi masakrimin e të afërmve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gushtin e vitit 317, në Sirmium, Pannonia, lindi Konstantius II, perandor romak – djali i Konstandinit të Madh.
Konstantius II u bë Cezar nga babai i tij më 13 nëntor 324 në moshën 7 vjeçare.
Në fillim të vitit 337, Konstantinius nxitoi në Konstandinopojë pasi mori lajmin se babai i tij ishte i sëmurë rëndë. Konstantini i madh vdiq – dhe Konstantius urdhëroi një masakër ndaj të afërmve të vet, edhe pse të dhënat janë të paqarta; historianët citojnë kronikanin Eutropius, mes viteve 350 – 370, i cili thotë se Konstantius dha urdhër për vrasjen e dy prej xhaxhallarëve dhe gjashtë prej kushërinjve të tij, duke përfshirë Dalmatius, sunduesin e Moesisë. Masakra la gjallë, vëllanë e tij më të madh, Konstandinin; vëllanë më të vogël, Konstansin; dhe tre të afërm të famijes – Gallus, Julian dhe Nepotianus. Pas kësaj, Konstantius u takua me vëllezërit e tij në Sirmium për të zyrtarizuar ndarjen e perandorisë – për vete ai mori krahinat lindore, duke përfshirë Konstandinopojën, Trakën, Azinë e Vogël, Sirinë, Egjiptin, dhe Cyrenaikën; vëllai i madh, Konstandini, mori Britaninë, Galicinë, Hispanian dhe Mauretanian; ndërsa Konstansi mori Italinë, Afrikën, Ilirinë, Maqedoninë, dhe Akaean. Sirmium ishte qytet në Pannonia, krahinë e përmendur së pari në shek e 4 pes., banuar fillimisht nga ilirë e keltë: dhe u pushtua nga romakët në shekullin 1 pes. Në vitin 294, Sirmium u shpall një nga katër kryeqytetet e Perandorisë Romake – Sirmium ishte edhe kryeqyteti i prefekturës Praetoriane të Ilirisë. Qyteti i njohur perandorak vazhdon ta ruajë edhe sot emrin e lashtë ilir, megjithëse paksa të ndryshuar (Sremska Mitrovica)

Në vitet e fundit, të mbretërimit të tij, Konstantius zhvilloi një reputacion për mizori dhe sjellje të keqe. Dominuar nga favoritët dhe duke preferuar haptazi truprojën e tij të zgjedhur, ai humbi mbështetjen e legjioneve. Në vitin 350, gjenerali Magnentius, deklaroi veten perandor në Augustodunum (Autun) me mbështetjen e trupave në kufirin e Rinit dhe, më vonë, provincat perëndimore të Perandorisë. Konstantius po kënaqej kur u njoftua për lartësimin e Magnentius. Duke mos pasur asnjë mbështetje përtej familjes së tij të ngushtë, ai u detyrua të ikë për të shpëtuar jetën e tij. Ndërsa, po përpiqej të arrinte në Hispaninë, mbështetësit e Magnentiusit e futën atë në një fortifikim në Helena (Eln ) në Pyrenees lindore të Galisë Jugperëndimore, ku ai u vra.

Të fundit

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

Lajme të tjera

Web TV