Tërmeti/ Shtëpitë e shembura dhe dëmtuara 696.3 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeverisë shqiptare i duhen 696.3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të shembura dhe rikonstruksionin e ndërtesave të dëmtuara. Sipas të dhënave nga zyra e drejtuesit qendror të komitetit ndërministror të emergjencave civile mësohet se janë gjithsej 11,490 banesa u kategorizuan si plotësisht të shkatërruara ose të prishura dhe do të duhet të rindërtohen. Sipas të dhënave nga e njëjta zyrë mësohet se 83,745 banesa u dëmtuan pjesërisht ose lehtësisht, duke pasur nevojë për riparim dhe rikonstruktim.

Në total janë prekur 18% e banesave. Efektet totale janë vlerësuar 696.3 milion euro (85.68 miliardë Lek). Për sa i përket rimëkëmbjes dhe rindërtimit, vlera e nevojshme është vlerësuar 803 milion euro (99.3 miliardë Lek) e shpërndarë në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, bazuar në dëmet e cituara më sipër.

Mbrojtja sociale nuk raportohen dëme nën këtë sektor, pasi janë pjesë e infrastrukturës komunitare ose ndërtesave publike në sektorin e infrastrukturës. Humbjet kryesisht i referohen qeverisjes, koordinimit dhe menaxhimit të fatkeqësive, si dhe referimeve, këshillimeve psiko-sociale dhe shërbimeve të kujdesit shoqëror, të cilat vlerësohen në 623.5 mijë euro (76.7 milion Lek), nga të cilat 1/3 janë publike dhe 2/3 janë private. Nevojat totale për këtë sektor janë vlerësuar 2.83 milion EUR (348.2 miliardë Lek).

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV