Anti-KÇK në aksion për milionerin që i shpëtoi 2 herë atentatit me vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anti-KÇK-ja ka filluar aksionin e saj me dy persona të tjerë, të cilët dyshohen e kanë ngritur pasurinë e tyre nga veprimtari e jashtëligjshme. Bëhet Fjalë për Saimir Taullaun banues në Lushnje dhe Arben Isufaj, njohur ndryshe si ‘Ben Qimja’ banues në Fier.

Saimir Taullau 47-vjeçar është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë.

Atij i janë bërë dy atentate por ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnjë dhe aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali dhe mendohet që janë ngritur mënyrë të jashtëligjshme.

Saimir Taullau, i njohur si armiku i bandës së Aldo Bares. Në vitin 2005, vëllai i tij u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Arben Isufaj ose Ben Qimja gjatë viteve 2004 dhe 2005 dyshohet se është marrë me aktivitet kriminale në Hollandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroinë. Si pasojë e këtij aktiviteti, policia e Fierit argumenton se Isufaj ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të regjistruara në emër personave që janë rreth familjar me Isufaj, me inicialet A.Ç dhe L.Ç.

Biznesmeni fierak Arben Isufaj, dyshohet se ka trafikuar nga Hollanda në drejtim të Italisë, një sasi prej 23 kilogramë kokainë./Fjala.al

Të fundit

Nga alkooli dhe shpejtësia, te parkimi i gabuar/ Rrugorja ndëshkon 892 shoferë

Policia Rrugore e Beratit ka ndëshkuar gjatë dy javëve të fundit rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme...

Këmisha e lumturisë që mungon…..

Nga Fejzo SUBASHI Një legjendë e vjetër rrëfen sesi një Mbret i madh i një mbretërie të madhe u sëmur rëndë. Mjekët e tij dhe...

Tragjike/ Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar. Pacienti u plagos...

Veliaj kërkon pavlefshmëri hetimesh: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes së cilës...

Vrasja e Luis Carlos Galán, shpresa për Kolumbinë goditet nga plumbat e narkotrafikut

18 gusht 1989 - Vrasja e kandidatit për president Më 18 gusht 1989, Luis Carlos Galán, një nga figurat më të dashura dhe më të...

Lajme të tjera

Web TV