Pijet që përmirësojnë shëndetin e zemrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe defektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.
Më poshtë sjellim disa nga pijet që mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës tuaj:

Uji
Uji është pija ideale me zero kalori dhe 100 për qind hidratim. Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë. Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.

Qumështi
Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium. Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë. Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Çaji
Ekspertët thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Nëse njeriu konsumon tre filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11%. Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.

Kafeja
Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremra e ëmbëltues artificialë. Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

Të fundit

Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën...

Berisha: Nga 54 vite punë, bashkë me gruan kam vetëm një apartament 40 metra katror

Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën e parë për çështjen “Partizani”. Ai thotë se gjyqi ndaj tij është politik, pasi...

I gjithë Shteti tek Onkologjiku!

Alba Malltezi Është kaq e rëndë që në vite e vite gazetari, kur nëna të sëmura me kancer gjiri trokisnin në redaksi për të kërkuar...

Plani i Rritjes, Rama me liderët e BP takohen me Marta Kos, Samiti mbahet në Shkup

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku sëbashku me komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos do...

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht se po kërkon marrëveshje me...

Lajme të tjera

Web TV