Barcelona hakmerret ndaj Messit, kërkon bllokimin e transferimit drejt PSG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi dramatik i Lionel Messit nga Barcelona duket se do të ketë shoqërohet me pengesa të ardhmen, me katalanasit që pretendojnë se Paris Saint-Germain nuk mund të nënshkruajë me ikonën argjentinase për shkak të problemeve të tyre financiare.

Avokatët në klubin spanjoll kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane të Apelit, duke thënë se parizienët duhet të ndalen në ndjekjen e Messit bazuar në të dhënat financiare.

Messi konfirmoi në një konferencë për shtyp të përlotur se ai do të largohet nga Barcelona këtë verë pas një jete në klub, dhe tani është duke përfunduar modalitetet e kalimit te PSG.

Një nga aksionerët e Barcelonës, Juan Branco ka bërë të ditur se do t’i drejtohet pikërisht kësaj gjykate për të bllokuar këtë transferimin, bazuar pikërisht te rregullat e Fair Play Financiar.

“Në emër të partnerëve të FC Barcelona, studioja ime ligjore ka përgatitur një ankesë në Komisionin Evropian dhe kërkon pezullimin e përkohshëm para gjykatave civile dhe administrative në Francë për të parandaluar Paris-Saint Germain të nënshkruajë me Lionel Messin”, shkruan Branco në rrjetet sociale.

Raportet financiare të PSG për sa i përket “Fair Play Financiar” janë më të këqija se ato të FC Barcelona.

Në vitin 2019-2020, raporti i pagës dhe të ardhurave të PSG ishte 99%, ndërsa i Barcelonës ishte 54%. Ndërkohë, diferenca është rritur.

“Është e paimagjinueshme që” Fair Play Financiar” të shërbejë për të përkeqësuar lëvizjet e biznesit të futbollit, instrumentalizimin e futbollit nga fuqitë e mëdha dhe shkatërrimin e kampionateve dhe të kompeticioneve”.

Raporti pretendon se PSG do të bjerë në kundërshtim me FFP me nënshkrimin e Messit dhe zbulon se Barcelona nuk mund të rinovojë kontratën e yllit, sepse edhe pas një ulje të pagës prej 50 për qind, fatura e pagës së klubit do të ishte 110 për qind e tavanit, shkruan media spanjolle Marca.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV