U përball vetë me Fatmir Pjetrin dhe Arbër Çekajn, gardiani i 313-s tregon gjithçka ndodhi: Më goditën me leva në kokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dosja e arratisjes së dështuar në burgun 313 në Tiranë, Report Tv ka siguruar dëshminë e Myfit. Xh, detyrë specialist informacioni në IEVP ‘Jordan Misja’, i pari që u përball me Arbër Çekajn.

Ai ka deklaruar në dëshminë e tij  ka për detyrë të menaxhojë gjithë aktivitetin e institucionit dhe rreth orës 14:20 është njoftuar nga përgjegjësi, specialisti i trupës, se i paraburgosuri Lulëzim Çepele kishte dëmtuar damarët e dorës së djathtë dhe u shoqërua në infermieri për ndihme mjekësore.

Nga ndihmës mjekja i është konfirmuar gardianit se pacienti kishte nevojë për qepje në spital.

Pasi ka bërë njoftimet e domosdoshme për të bërë shoqërimin e Çepeles te Spitali i Traumës, në orën 14:55 është njoftuar se një i burgosur është kacavjerrë në një mur të godinës A nga tarraca e ajrimit. Ai është Kacavjerrë me një litar. Ishte i burgosuri Fatmir Pjetri.

Myfiti thotë është ngjitur vetë për neutralizimin e këtij të burgosuri, ai kishte në dorë një hekur në formë harku.

“Në shesh u përballa me te, duke e ndalur atë me ka goditur me hekur në kokë dhe më ka dëmtuar. Po me këtë levë ka goditur punonjësin e portës”, ka thënë ai.

Në momentin që është neutralizuar Fatmir Pjetri i burgosuri tjetër Arbër Çeka ishte duke zbritur në të njëjtin litar që kishte zbritur Pjetri dhe i është drejtuar portës kryesore. Në këtë moment është prangosur edhe ai.

Myfiti tregon se më pas ka shkuar që të marrë edhe ndihmën nga mjekët pasi ishte dëmtuar në kokë.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV