Ruçi: Media s’mund të jetë e lirë kur fyen dhe kërcënon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë e organizuar nga Avokati i Popullit tha se media nuk mund të jetë e lirë kur fyen apo kërcënon. Pas një sërë aktorësh politik brenda dhe jashtë vendit i ka ardhur radha të reagojë edhe kreut të Kuvendit i cili ka dalë në krah të projektligjit të hartuar për shpifjen dhe që pritet të kalojë tek institucioni i Presidentit.
Ruçi ka shpjeguar në një fjalë të gjatë gjithë konceptin e tij në lidhje me lirinë e shprehjes duke u ndalur edhe tek çështjet themelore që ka sot shoqëria shqiptare. Sjellim të plotë fjalën e tij konkretisht mbi paketën anti-shpifje.
Ruçi: “Tema e kësaj konference prek një çështje thelbësore për sistemim demokratik, sinergjinë midis lirisë së shprehjes dhe të drejta të tjera të njeriut të vendosura këto në kontekstin e çlirimit nga gjuha e urrejtjes. Konsolidimi i lirisë është një temë universale, por në rajonin tonë dhe në vendin tonë merr një domethënie të veçantë.
Liria është një e drejtë natyrore, po kaq e shtrenjtë sa vetë jeta. Liria e shprehjes sigurisht që është një element thelbësor i lirisë njerëzore dhe jetësohet në forma dhe mënyra të ndryshme. Së pari ajo është një liri individuale dhe një element thelbësor i zhvillimit të qytetarit. Por liria e shprehjes dhe fjala e lirë presupozojnë sigurisht detyrimin dhe respektin e lirisë së tjetrit, pra të pranosh të ndryshmin nga vetja.
Ky është një akt emancipues dhe i guximshëm që kontribuon në jetësimin e lirive individuale. Kjo kërkon gjithashtu që diferencat të mos vlerësohen si motiv për urrejtje, por si një pasuri dhe një vlerë e shoqërisë. Ne shqiptarët kemi shumë virtyte, shquhet toleranca fetare, duke pranuar besimin e tjetrit, por këtë virtyt nuk kemi mundur ta shtrijmë si duhet në të gjithë shoqërinë tonë.
Kemi një shpërpjesëtim të theksuar midis respektimit të lirive fetare nga njëra anë, shpesh edhe etnike, dhe nga ana tjetër respektimit të lirive politike. Nuk është fjala se politikisht jemi më pak tolerant se sa si besimtarë. E keqja është se intoleranca, mëritë, ndonjëherë edhe urrejtja politike sabotojnë ose dëmtojnë evitimin e urrejtjes në institucionet e jetës shpirtërore.
Kjo është arsyeja që Kuvendi i Shqipërisë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kultivimit të modelit të legjislatorit tolerant, të sjellshëm, të thjeshtë, të respektuar dhe të përmbajtur, të përkushtuar. Kjo është arsyeja që vitin e kaluar miratuam kodin e sjelljes për deputetët dhe e përshtatëm në dispozitat e rregullores së Kuvendit ndaj këtij kodi. Liria e shprehjes ndërtohet dhe i shërben shoqërisë sigurisht edhe nëpërmjet shtypit të lirë.
Masivizimi dhe demokratizimi i medias është një ndër arritjet më të mëdha të qytetërimit sot. Ky demokratizim nxitet nga teknologjitë e avancuara, krahas demokratizimit të medias shoqëria përjeton një demokratizim të teknologjisë së informacionit. Ne jemi të pasionuar pas teknologjisë së informacionit. Mbi 82 për qind e familjeve shqiptare kanë akses në internet.
Në një vend ku gjysma e popullsisë është rurale kjo statistikë është domethënëse dhe tregon një shkallë të lartë emancipimi. Demokratizimi i medias përveç vlerave dhe dobisë, përmban edhe farën e disa rreziqeve. Vetëm një hap e ndan dobinë e këtyre demokratizimeve nga dëmet që mund t’i sjellin shoqërisë nga përdorimi i papërgjegjshëm i këtyre të mirave publike. Pra është shumë i rëndësishëm dhe kritik vetë rregullimi i tregut të medias, nuk mund të garantojë mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe dinjitetin e qytetarëve pa plotësimin e rregullave nga shteti.
Rregullat ligjore të nevojshme, nuk presupozojnë zgjerimin e rrezes së shtetit demokratik por forcën e tij për të garantuar dinjitetin e qytetarëve. Një media nuk mund të jetë e lirë nëse konsumatorët ndihen të fyer apo të kërcënuar prej lirisë së saj. Media është një degë e katërt e qeverisjes edhe pse e pavotuar, me tendencë të rritjes së influencës në shoqëri. Por duke pranuar këtë duhet të pranojmë se sa më shumë rritet pushteti dhe influenca e medias aq më shumë duhet të rritet përgjegjësia edhe vetëkontrolli.
Liria e media nuk mund të zhvillohet jashtë etikës së saj. Etika e medias rrezaton në të gjithë shoqërinë dhe kontribuon në shmangien e gjuhës së urrejtjes midis individëve dhe institucioneve të tjera të saj.”/fjala.al/

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV