Strakosha mban të paprekur portën e Lacios në ndeshjen 150 të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari Thomas Strakosha mund të quhet me plot gojë një nga pikat më të forta të skuadrës së Lacios.

Në fillim ai ishte zgjedhje e tretë për të mos thënë fare e katërt për ekipin e parë të Lacios, por pak nga pak ia doli që të largojë titullarë si Marketi, Proto e Vargiç.

Duke filluar që prej shtatorit të viti 2016 në ndeshjen kundër Milanit, Strakosha është bërë i pazëvendësueshëm te klubi italian.

Deri më tani portieri i Kombëtares sonë numëron 150 ndeshje me fanellën e bradhekaltërve. Pritjet e bëra nga gardiani shqiptar i japin vlerësimet dhe mundësinë Thomas Strakosha të festojë në mënyrën ideale.

“Nota shtatë. Thomas Strakosha është i zoti në të paktën dy raste në pjesën e parë ka shpëtuar skuadrone tij. Fluturues”-raporton “Eurosport”.

Ndeshja me Veronën ishte e shtata në këtë kampionat që shqiptari nuk pësoi gol dhe e mbylli me “clean sheet”./Fjala.al/

Të fundit

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Lajme të tjera

Web TV