ARRSH hap tenderat, 130 mln euro të tjera për mbylljen e Unazës së Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderat me vlerë totale rreth 130 milionë euro për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Madhe, që e bëjnë këtë vepër investimin më madhor në infrastrukturë në dy vitet e ardhshme.

Në total, tenderat janë ndarë në 7 lote, ku tre prej tyre janë nga ish-rrethrrotullimi Shqiponja te Lumit i Tiranës me një kosto rreth 61 milionë euro dhe gjatësi rreth 3 kilometra dhe katër lote të tjerë nga Sauku deri në Lumin e Tiranës me vlerë rreth 67.7 milionë euro, ku një pjesë e punimeve nga Sauku në Shkozë është realizuar. Gjatësia totale e këtyre loteve shkon në rreth 11 kilometra.

Përfundimi i këtyre punimeve do të bëjë përmbylljen e Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt infrastrukturor madhor i përfolur prej të paktën fillimit të viteve 2000.

Në këtë pjesë të ndarë në tre lote me një gjatësi totale rreth 2.2 kilometra, ARRSH duke e çuar koston e 1 kilometri rreth 20 milionë euro. Po në këto shifra duket se do të jetë kostoja edhe për tre lotet nga ish-Rrethrrotullimi Shqiponja-Bulevardi i Ri, ndërsa kostoja për katër lotet e tjera ulet disi.

Hapja e këtyre tenderave ishte njoftuar për në muajin shtator, por ARRSH ka publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik këtë të martë ftesën për ofertë nga kompanitë e interesuara, që kanë një muaj kohë të dorëzojnë ofertat e tyre./ Gazeta Shqip

Të fundit

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv...

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe ka nisur me shpejtësi negociatat...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Lajme të tjera

Web TV