Del para gjykatës edhe i ndaluari i gjashtë për çështjen Penga. Ardian Doçaj, është djali i dytë i familjes Doçi nga Shkodra i cili është vënë në një akuzë të rëndë që lidhet me rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e pukjanit, Dodë Prenga! Ai është lënë në burg pasi prokuroria i kërkon gjykatës t`i japë kohë që të sqarohet pozicioni i tij për shkak se ai ka mohuar publikisht përfshirjen.
Ngjarja për të cilën akuzohet i vetëdorëzuari është shumë e rëndë dhe ai ka udhëtuar nga një vend i BE-së për tu vetëdorëzuar në momentin kur policia i zbarkoi në shtëpi dhe kërkoi që pasuria e tij të vihej në sekuestro. Ende nuk dihet se cili është implikimi konkret i këtij personi në ngjarje, ndonëse prokuroria pretendon se është njëri nga të dyshuarit si organizator i krimit të rëndë.
Ardian Doçaj, i cili gjendet në listën prej 5 personave nga Shkodra të kërkuar dhe të akuzuar për këtë ngjarje, iu bashkëngjit pesë personave të tjerë që kanë dalë para gjykatës me akuza konkrete në lidhje me momentet që pretendohet që kanë kapur kamerat tek resort Golden! n.k/Fjala.al/