Në Kabulin e sapo pushtuar nga talebanët biznesmenët kanë filluar të heqin imazhet e femrave nga bizneset e tyre.
Në videon më poshtë, shihet një që burrë fshin imazhin e një gruaje nga dritarja e sallonit të bukurisë.
Në kryeqytetin e Afganistanit, veprimet e këtij lloji po shtohen me synimin që të reduktojnë reklamat ose aktivitetet promovuese që tregojnë fytyrat e grave.
Prej ditësh situata në Kabul është në kaos total me banorët të cilët po tentojnë me çdo lloj mënyre të largohen nga vendi