Cila ishte gruaja misterioze që Enver Hoxha i dërgonte lule edhe pasi kishte ndërruar jetë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enver Hoxha është cilësuar si një prej diktatorëve më të egër të të gjitha kohërave. Gjatë sundimit të tij të egër në vendin tonë u vranë me mijëra njerëz të pafajshëm vetëm sepse shikoheshin si armiq. Së fundmi në rrjet po qarkullojnë spekulime se cili ka qenë sekreti më i madh i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Sekreti i Hoxhës lidhet pikërisht me një nga motrat e mbretit Ahmet Zogu. Thuhet se ish-diktatori ka pasur një lidhje me princesha Mexhide. Hoxha arriti ta joshte atë dhe ajo u bë e dashura e tij.

Po ashtu mësohet se në kohën që Hoxha ishte mësues në Liceun e Korçës, mes tyre pati një letërkëmbim të dendur. Edhe mbreti Zog ishte dakord që motra e tij të martohej me Enver Hoxhën. Kishte gjasa të mëdha që martesa midis tyre të shpallej pranverën e vitit 1939, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të problemeve që Zog pati në atë periudhë.

Në kohën që mbreti Zog me familjen e tij u larguan nga vendi drejt Greqisë duke kaluar nga Korça, princesha Mexhide i kërkoi Hoxhës që të vinte me të në mërgim. Ajo i premtoi atij se ata do të ktheheshin shumë shpejt në Shqipëri dhe Hoxha pranoi.

Të dhënat tregojnë se ish-diktatori shkoi me familjen mbretërore deri në kufirin greko-turk, por kur ai pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’ i çonte në Londër, siç ishte thënë u kthye.

Hoxha e kishte kuptuar se fuqitë e mëdha e kishin braktisur mbretin Zog, kështu ai u kthye në Shqipëri duke marrë me vete disa para që ia mori motrës së mbretit.

Lexo edhe :  1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Thuhet se Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u takuam më kurrë, por frika se mos letrat që ai i kishte dërguar asaj do të zbuloheshin, e torturoi deri ditën që ajo humbi jeten. Ndërsa vitet e fundit të jetës, Hoxha madje urdhëronte që të dërgoheshin lule tek varri i Mexhidesë. Të gjithë mendonin se bëhej fjalë për ndonjë kushërirë të tijën nga Gjirokastra.

 

Të fundit

Gjermania ‘përvëlohet’nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të përkeqësohen

Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë...

Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

Turqia po përballet me një valë të fuqishme zjarresh që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe të brendshme, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 50,000...

Foto familjare nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

Sot u mbajt dita e dytë e takimit BE – Ballkani Perëndimor në Shkup për Planin e Rritjes. Pas përfundimit të takimit liderët që morën pjesë në...

Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar...

Kush e shpiku ruletën ruse?

Jo ushtria ruse, siç besojnë shumë. Ruleta ruse është një shpikje letrare e shekullit të 19-të, e ringjallur në një roman zviceran të vitit...

Lajme të tjera

Web TV