Greqia sërish në luftë me flakët, vatra të reja në Vilia dhe në Ishullin e Evia-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të dytën herë brenda një muaji Greqia, sërish është përfshirë nga flakët. Orët e para të mëngjesit një zjarr shpërtheu në një zonë pyjore në zonën Kaza të Vilia, Attica, në afërsi të vendit ku u shkrumbuan më shumë se 80,000 hektarë pyje dhe shtëpi.

Edhe Ishulli i Evia, është përfshirë sërish nga flakët. Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret gjatë natës në ishull të ndihmuar edhe nga aeroplanët që lëshojnë ujë. Zjarri që shpërtheu në ishullin Evia detyroi evakuimin e disa banorëve.

Zjarri që përfshiu një pjesë të ishullit më 22 gusht po përhapej në drejtim të fshatit turistik bregdetar Marmari dhe Kokkini.

Autoritetet e mbrojtjes civile kishin njoftuar të dielën një “rrezik shumë të lartë” zjarri në shumë zona të Greqisë.

Qeveria greke ka fajësuar për fatkeqësinë valën më të keqe të të nxehtit në dekada. Ky vend gjatë muajve të verës është përballur me temperatura të larta, nga 42 deri në 44 gradë Celsius.

Që nga muaji korrik zjarret e egra kanë shkatërruar ishujt Evia dhe Rodos si dhe pyjet në veri dhe juglindje të Athinës, dhe disa pjesë të gadishullit të Peloponezit. Si pasojë, tre persona kanë vdekur.

Të fundit

Disa arsye pse duhet t’i bësh pushimet në shtator

Nëse po i lë në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje. Shtatori është muaji perfekt për...

Çfarë ndodh kur Presidenti i SHBA zihet me njeriun më të pasur në botë?

Një përplasje që po trondit peizazhin politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara, ku dy nga figurat më të fuqishme të kohës, presidenti Donald...

Plagosje në Rrogozhinë, komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij,...

“Bread & Heart” Festival, Rama: Është ‘Bajram shpirti’

Tirana mirëpret këtë të premte Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Në ngjarjen që bashkon në kryeqytetin shqiptar mbi 150 arkitektë të...

Ciprian Porumbesku, muzika që bashkoi dy kombe

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të mjegullt të Ballkanit, atje ku tingulli i violinës shpesh humbiste në zhurmën e armëve, një djalosh i brishtë...

Lajme të tjera

Web TV