Dietologia Anila Kalleshi tregon sekretin se si mund të humbim në peshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anila Kalleshi është një nga femrat më të kompletuara në karrierën e saj si dietologe. Fatmirësisht e kemi në vendin tonë dhe me besim të plotë mund të ndjekim çdo këshillë të saj.  E diplomuar në shumë universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe shumë specializime në fushën e mjekësisë , ajo është një lider biznesi dhe autore e shumë librave mbi kujdesin e shëndetit.

Kështu që pa frikë mund të ndjekim dhe zbatojmë çdo këshillë të Anila Kalleshit.

Në një postim në Facebook Anila shkruan: “Disa ushqime të pasura me proteina që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë”:

Fasulet e zeza-Një burim proteinik, të cilat mund të përgatiten në shumë receta gatimi.

Fasulet Lima-Në përmbajte të tyre ka21gram proteinë për një porcion prej 100 gr.

Misri- Përmban një sasi të mirë të fibrave dhe mineraleve, përfshirë kalciumin.

Salmoni-Konsiderohet si peshk yndyror, plot me omega-3, burim i shkëlqyer proteinash dhe mund të ndihmoj një person të ndihet më i ngopur.

Brokoli-Një kupë me brokoli të pa gatuar ka në përmbajtje rreth 2.6 gr proteina. Për sa i përket kalorive ka 31 kalori për kupë.

Lulelakër-Ka në përmbajtje shumë proteina dhe pak kalori, një kupë me lulelakër e pa prerë ka 27 kalori dhe 2 gr proteina.

Lakra Kineze-E njohur si “Bok Choy”  Kjo perime ka shumë proteina, dhe një sasi të lartë antioksidantë-sh.

Mish Lope-Ofron sasi  të larta proteinash.  Personat që ndjekin një dietë të moderuar me karbohidrate duhet të hanë mish të butë lope; personat që ndjekin një dietë me karbohidrate të ulëta duhet të hanë mish lope me pak yndyrë.

Pjesa e gjoksit të pulës-Një burim proteinash, një gjoks pule pa lëkurë, siguron rreth 26 gr proteina.

Tërshëra-Siguron rreth17 gr proteina për çdo 100 gr.

Tuna- Është një  lloj peshku me yndyra minerale. Shtoni tunën në sallata dhe vakte të ndërmjetme.

Spirulina-Është një bakterie që rritet në ujërat e freskëta dhe me kripë. Ofron një sërë proteinash në formë pluhuri.

Lexo edhe :  Pas më shumë se dy dekadash, shitet për këtë çmim çorapja e Michael Jackson!

Fara kërpi-Mund të përdoret  në sallata si zëvendësuese për krutonet, ofrojnë rreth 9.5 gr proteina për lugë gjelle.

Domatet e thara-Janë një burim proteinash, si dhe shumë nutrient dhe fibra.

Tempeh-Vjen nga fasulet e sojës, si tofu. Megjithatë, ka një  përmbajtje të lartë proteinike sesa tofu.

Guava është një frut tropikal që nuk është i disponueshëm kudo, një nga frutat më të pasura me proteina, si dhe  ofron nutrient shtesë si vitamina C.

Articokët-Janë të pasura me fibra dhe ofrojnë një sasi të mire me proteina.

Bizelet-Janë të pasura në proteina, fibra dhe nutrient të tjerë.

Mish i derrit-Një burim i mirë proteinash, por duhet shmangur në produkte si proshuta.

Mish i gjelit të detit-Ka në përmbajtje shumë proteina. Siguron rreth13gr proteina për 100gr.

Qiqrat- Janë një  zgjedhje shumë e shëndetshme, pasi është e pasur me fibra dhe nutrient që mbështesin shëndetin e zemrës dhe të kockave, gjithashtu parandalojnë kancerin.

Quinoa-Një nga burimet protetike që përmban11 amino-acide, një zgjedhje e shkëlqyer për vegjetarianët.

Gjiza- Ky produkt bulmeti ka proteina të bollshme, gjithashtu ka kalcium dhe nutrient të tjerë.

Bajamet-Kanë reputacion si ushqime klorike por me pak kontroll porcionesh mund të jenë ndër vaktet e vetme të pasura me proteina.

Qumështi-Një burim i shkëlqyer proteinash, përmban 8 gr proteina.

Thjerrëzat-Janë të pasura me proteina dhe fibra dhe ndihmojnë në shëndetin e zemrës.

Farat e kungullit-Të pasura me proteina dhe minerale si magnezi dhe seleni. Njerëzit që përpiqen të humbin peshë mund të zgjedhin vetëm farat e thara.

Avokado- Përmban proteina dhe yndyra të pangopura të shëndetshme për zemrën, por edhe fibra të nutrientëve, si kaliumi.

Farat Chia-Kanë omega 3, proteina, fibra dhe kalcium. Viganët përdorin farat Chia si zëvendësues për vezën, dhe shumë njerëz i përdorin si shtesë në smoothie ose sallata për benefite ekstra.

Enkeleda Fishekaj

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV