Greqia “ndëshkon” të pavaksinuarit, ja masat e reja për parandalimin e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e rasteve në Greqi kryesisht për shkak të variantit Delta ka detyruar qeverinë të marrë masa të reja për të mbajtur në kontroll virusin.

Ministri i shëndetësisë, Vassilis Kikilias ka njoftuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi me 1 shtator, pas rritjes në numrin e rasteve dhe shtrimit në spital. Masat e reja pritet të privojnë personat të cilët nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

Sipas Kikilias, nga shtatori nuk do të ketë më teste falas për Covid-19 për të pavaksinuarit, madje nga 1 shtator të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nuk kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit do të ndalohen nga puna derisa të vaksinohen.

Gjithashtu, për të pavaksinuarit ambientet e brendshme si dhe institucionet publike do të jenë thuajse të padepërtueshëm.

Nëpunësit e sektorit publik dhe privat do të deklarojnë në aplikacionin elektronik covid free app të qeverisë greke një herë në javë rezultatin e rapid test, që do të mbulojnë me shpenzimet e tyre, kostoja do të jetë 10 euro testi në klinikat private të vendit (nga 20 euro që është sot). Hyrja e të pavaksinuarve nuk lejohet në klinika shtetërore.

Të punësuarit në sektorin e arsimit, mësues, edukatorë, në sektorin e turizmit, teatër, kinema, produksione muzikore, plus edhe studentët do të bëjnë dy rapid test në javë, me shpenzimet e tyre.

Në ambientet e mbyllura, stadiumet etj., lejohet kapaciteti 100% vetëm me të vaksinuarit, në rast të kundërt do duhet të mbahen distancat sociale si dhe të gjithë të pranishmit të kenë deklaruar rapid test, pcr test të 48 orëve të fundit, apo certifikatë infektimi nga covid-19, 6 muajt e fundit.

 

Të fundit

Plagosja e djeshme me thikë në Maliq, procedohet autori 14-vjeçar

Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç janë konfliktuar ditën e djeshme në Maliq, ndërsa njëri prej tyre...

Zjarr në Shkodër, digjen tre makina dhe merr flakë edhe një zyrë

Tre makina dhe një zyrë pune janë djegur në një varrezë automjetesh në fshatin "Bërdicë" të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit...

Avioni i parë me hidrogjen, prezantohet projekti revolucionar

“Airbus” ka prezantuar projektin e tij të ri revolucionar, ZeroE, një avion komercial me energji të pastër që funksionon plotësisht me hidrogjen, raporton CNN...

Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Një festë e artit dhe dialogut në 9 qytete të vendit

Nga data 17 deri më 31 maj, Shqipëria mirëpret edicionin e radhës të Javës Kulturore të Evropës, një festë gjithëpërfshirëse e artit dhe kulturës...

Tension në veri, BE kritikon Kurtin dhe aksionet e Policisë së Kosovës

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke shprehur shqetësim për operacionet e Policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet...

Lajme të tjera

Web TV