Talebanët ndalojnë hyrjen e afganëve në aeroport: Kthehuni në shtëpi siguria juaj është e garantuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, bëri me dije në një konferencë shtypi se militantët nuk kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të evakuimit.

Ai u shpreh se talebanët synonin që çdo evakuim ndërkombëtar të përfundonte deri më 31 gusht.

Mujahid deklaroi gjithashtu se nuk ishte në dijeni nëse kishte pasur një takim midis përfaqësuesit të tyre Mullah Baradar dhe shefit të CIA -s.

Zëdhënësi theksoi se talebanët nuk i lejuan afganët të shkojnë në aeroportin e Kabulit për shkak të situatës kaotike atje.

Ai gjithashtu i bëri thirrje turmës së mbledhur në aeroport të kthehen në shtëpitë e tyre, duke thënë se siguria e tyre ishte e garantuar.

“Ne u kemi kërkuar amerikanëve të mos inkurajojnë afganët të largohen. Ne kemi nevojë për talentin e tyre dhe të qëndrojnë këtu” tha ai.

Zëdhënësi i talebanëve gjithashtu pohoi se media afgane tani po punon përsëri, si dhe spitalet, shkollat, universitetet dhe qeveria lokale./BBC

Të fundit

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Lajme të tjera

Web TV