Viti i ri akademik/ Rama: Vaksinim i detyruar për pedagogët dhe studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisur nga shifrat në rritje të të prekurve nga varianti Delta i koronavirusit, qeveria ka vendosur që në universitete askush nuk mund të futet pa treguar certifikatën e vaksinimit. Kryeministri Edi Rama ia la si detyrë ministres Kushi që të njoftojë rektoratin për këtë vendim.

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhër ministres së Arsimit Evis Kushi që të mos lejojë asnjë student që të hynë në auditore pa qenë të vaksinuar. Pedagogët dhe studentët do të jenë ndër të parët, ka paralajmëruar dje kryeministri Edi Rama, i cili i tha ministres së Arsimit, Evis Kushi që të njoftojë rektoratet që të bëhen gati. Kush nuk ka bërë vaksinën anti-COVID, nuk do të lejohet që të hyjë në auditor, duke nisur që nga pedagogu deri të studenti. Një vendim i tillë, i marrë shkak edhe nga shtetet e tjera, Rama tha se bëhet me qëllim që të mbrohen të gjithë qytetarët e tjerë që e kanë bërë vaksinën dhe se nuk do të pranohen justifikime “nuk dua apo nuk kisha dijeni”. “Duhet t’ia shpjegojmë rektoratit, vaksinimi për studentët do të jetë i detyrueshëm, që ta dinë që nëse vjen momenti, e të mos thonë “pse s’na thatë, dua- sdua”, se ata që kanë pjesë të aktivitetit të tyre bashkë me të tjerë është përgjegjësi që nëse për veten mund të thonë s’dua t’ia di të tjerët, s’mund të t’i marrin të tjerët në qafë. Do vijë momenti që vaksinimi për studentët në auditore të jetë i detyrueshëm. E pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm të numrave dhe të shkojmë në masa që kurrë nuk duhen kthehen pas”, është shprehur kryeministri Edi Rama.

Pedagogët

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe edhe vaksinimi i pedagogëve. Sipas tij, ata që nuk duan ta bëjnë duhet të qëndrojnë jashtë auditoreve. “Edhe me pedagogët e njëjta gjë. Nuk ka “nuk dua”, pedagogët që hyjnë në auditor, studentët kanë përgjegjësi të mbrojnë të tjerët dhe shteti ka për detyrë që të mbrojë dikë që është i vaksinuar nga ai që nuk vaksinohet. Mund të mos e bësh, por rri jashtë, nuk futesh në auditor. Mund të vij momenti që për disa kategori të bëhet e detyrueshme dhe këtu, se tjetër gjë për atë që rri në shtëpi, por kush ka punë apo aktivitete të tilla që është në kontakt me njerëzit e tjerë në distanca të afërta nuk mund të thotë s’dua, ose të thotë s’dua por të tërhiqet nga ai ndërveprim deri sa të jetë virusi vërdallë”, tha Rama. Vaksinimi me detyrim ishte përjashtuar më herët si mundësi nga qeveria shqiptare, por nisur nga fakti që varianti “Delta” ka ndikuar në një rritje në shifra të frikshme të rasteve të reja ka bërë që shumë shtetet si Greqia, Italia, Britania e Madhe, mes tyre edhe Shqipëria të mendojnë hedhjen e këtij hapi. Ndër argumentet që Rama listoi sot teksa ishte në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, është që të shmanget karantina totale apo masa të tjera ekstreme anti-COVID që u morën në kulmin e pandemisë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u regjistruan 844 raste të reja, e ndërsa numri i të vaksinuarve ka shkuar mbi 1 mln. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,386,713 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 594,050 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, megjithatë ekzistojnë edhe një numër i madh i qytetarëve që janë ende skeptik.

Lexo edhe :  Meta kalon Vitin e Ri në qeli, uron shqiptarët: 2025, viti i lirisë

Të rinjtë kundër vaksinimit për të hyrë në universitet

Vaksinim me vullnet të lirë dhe jo forma detyruese. Kështu shprehen studentë dhe aktivistë pas qëndrimit të kryeministrit Rama se vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për të gjithë ata që do e ndjekin procesin akademik, fizikisht në auditorë. “Nuk jam e gatshme të bëj vaksinën për të shkuar në fakultet, nuk do të më pëlqente nëse do të ishte me detyrim. Unë kam vendosur që vaksinën do ta bëj vetëm nëse dua unë, jo se më detyron njeri që të kthehem në shkollë. Secili ka të drejtën e vet, nuk mund ta detyrosh tjetrin”, shprehet një prej studenteve. Për aktivistin Migen Qiraxhi pohimi i kryeministrit Rama për vaksinim të detyruar është jokoherent dhe mund të shoqërohet pasoja për studentët. “Ne e shohim si skandaloze dhe të pakuptimtë këtë shprehje të kryeministrit, që ne shpresojmë të jetë një matje pulsi dhe jo një vendim i të ardhmes për të vaksinuar me detyrim të gjithë ata të rinj të cilët do të duhet të marrin arsim”, tha ai. Përveç studentëve, Rama artikuloi se dhe pedagogët apo kategori të tjera të cilat konsiderohen me risk të lartë transmetueshmërie dhe infektimi mund të detyrohen të vaksinohen kundër Covid-19.

Të fundit

2025 është një… budalla! (Por paraqet edhe shumë kuriozitete numerike)

Nëse keni dëgjuar se 2025 është një shesh i përsosur, urime : jeni të informuar, TikTokers dhe entuziastët e matematikës nga e gjithë...

Redukton oreksin dhe nxit humbjen e peshës, ja pija që duhet të konsumoni në mëngjes

Kjo pije ju ndihmon të hiqni më lehtë dhjamin e barkut dhe përvoja e përdoruesit thotë se është më efektive se çdo recetë tjetër...

A e takoi Parashqevi Simaku djalin e saj? Elton Ilirjani jep përgjigjen e shumëpritur

Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani,...

Më mirë vonë se kurrë, 50 vjeçe në klasë të … parë!

As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, e shumëkush mund të habitet, por aq...

Einxhel dhe Dj Dagz prindër për herë të dytë/Moderatorja:Të tre presim të bëhemi katër…

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, kanë shpallur një lajm të bukur për ndjekësit e tyre. Ata do të bëhen...

Lajme të tjera

Web TV