Prindërit autoritarë dhe ndikimi te fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Secili prind është i ndryshëm në mënyrën si zgjedh të rrisë dhe edukojë fëmijën, por ka disa karakteristika të përbashkëta që kanë disa prindër, që i bëjnë ata të kenë stilin autoritar të prindërimit. Sipas psikologëve, autoritarë quhen ata prindër që kanë kërkesa e standarde shumë të larta ndaj fëmijëve, por mbajnë qëndrim të ftohtë e distancues ndaj nevojave emocionale të tyre. Si të kuptojmë nëse dikush bën pjesë tek prindërit autoritarë dhe si ndikon kjo sjellje te fëmijët?

Përkufizimi i prindërimit autoritar:

Prindërit autoritarë quhen ata prindër të cilët kanë kërkesa dhe standarde shumë të larta për fëmijët e tyre, por janë të ftohtë dhe të largët ndaj nevojave emocionale të fëmijës.

Karakteristikat e prindërve autoritarë:
Janë shumë kërkues.
Janë të ftohtë ndaj emocioneve.
Janë kontrollues.
Vendosin vetëm një drejtim komunikimi (diçka do të bëhet vetëm sepse thonë ata).
I ndëshkojnë më ashpër fëmijët.

Efektet tek fëmijët:

Nuk krijojnë lehtësisht pavarësi.
Janë të pakënaqur.
Kanë tendencë të bëhen agresivë.
Ka nga ata që bëhen të turpshëm e të ndrojtur
Rezultate të ulëta në mësime.
Vështirësi në krijimin e vetëbesimit.
Përjetojnë shumë keq dështimet.
Bëhen më lehtë pre e abuzimeve me substancë të dëmshme, apo shfaqin probleme mendore si depresioni, ankthi, prirje për vetëvrasje e vetëdëmtim./Humanum.al.

Të fundit

RENEA gjen trupin e pajetë të 16-vjeçarit, u mbyt në Lagunën e Patokut

Pas disa orësh kërkime, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 16-vjeçarit i cili u mbyt pasditen...

Deputeti i Qorit: “Për sa kohë nuk largohet Berisha, nuk ndryshon gjë”

Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ‘Lëvizjes Bashkë’ përplasjet Lapaj-Shabani. I ftuar ditën e sotme në emisionin...

“Berisha s’duhet të jetë më kryetar, kërkon alibi për të mos dhënë dorëheqjen”

Për publicistin Namir Lapardhaja, me humbjen në zgjedhjet e 11 majit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk duhet që të jetë më në...

Universiteti amerikan pranon: Do paguajmë 221 mln dollarë pas problemeve me Trump

Universiteti i Kolumbias në Nju Jork ka rënë dakord të paguajë 221 milionë dollarë pas një mosmarrëveshje me administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald...

DER SPIEGEL: Për krimet në Gazë është bashkëfajtore edhe Gjermania

Në një koment të ashpër, revista gjermane DER SPIEGEL ngre alarmin për shndërrimin e luftës së Izraelit në Gaza në një katastrofë politike, morale...

Lajme të tjera

Web TV