Biden siguron kryeministrin Izraelit: Nëse nuk funksionon diplomacia, do provojmë opsione të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Naftali Bennett se në raport me Iranin ai e ka vënë “diplomacinë në rend të parë” në përpjekjen për të frenuar programin bërthamor të Iranit, por nëse negociatat dështojnë, ai do të ishte i përgatitur t’i drejtohej opsioneve të tjera.

Biden dhe Bennett mbajtën takimin e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi ishte planifikuar për të enjten (26 gusht) mirëpo ai u shty për të premten për shkak të situatës në Kabul të Afganistanit dhe sulmit vetëvrasës nga militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik që la të vdekur mbi 100 persona përfshirë 13 amerikanë.

Biden tha se ai dhe Bennett diskutuan “kërcënimin nga Irani dhe angazhimin për të siguruar që Irani të mos zhvillojë kurrë një armë bërthamore”.

“Ne po e vendosim diplomacinë në radhë të parë dhe do të shohim se ku do të na çojë. Por nëse diplomacia dështon, ne jemi gati t’i drejtohemi opsioneve të tjera”, shtoi Biden, pa ofruar specifika se çfarë parashohin opsionet tjera.

Ndërsa kryeministri izraelit tha se ndjehet “i lumtur derisa dëgjon fjalët se Irani kurrë nuk do të jetë në gjendje të posedojë armë bërthamore”.

“Ju theksuat se do të provoni rrugën e diplomacisë, por ka mundësi të tjera nëse kjo nuk funksionon”, shtoi ai.

Bennett u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Izraeli ka zhvilluar një “strategji gjithëpërfshirëse” për të mbajtur Iranin larg posedimit të armëve bërthamore dhe për të ndaluar “agresionin rajonal” të tij.

Sipas marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore të vitit 2015, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), Teherani u zotua se nuk do të prodhojë metal uraniumi.

Lexo edhe :  Përgatituni për luftë”/Starmer paralajmëron një epokë të re kërcënimesh për Perëndimin

Por, ky vend shkeli atë premtim si një nga shumë veprimet që ndërmori pasi ish -presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet.

Trump pati thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se ajo i mundësonte Iranit që të posedojë armë bërthamore.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se dëshiron të kthehet në marrëveshje, por bisedimet indirekte në Vjenë të ndërmjetësuara nga evropianët për të ringjallur marrëveshjen kanë ngecur./Rel

 

Të fundit

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45,...

SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i akuzuar ato për “abuzim me pushtetin”...

“Toskana të vijë këtu”, arkitekti Winy Mass tregon çfarë vjen pas kullës me Skënderbeun

Arkitekti i njohur Winy Mass flet për modernizimin urbanistik të Tiranës, në Festivalin “Bread & Heart” Festival. “Organizoni samite dhe shihni mrekullinë, gjithë këtë hapësirë....

Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Dashuria për kafshët dhe sidomos për qentë është një instinkt që shumë njerëz e ndajnë mes tyre. Kush mund t’i rezistojë magjisë së një...

Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”. Në një njoftim për mediet, Policia e...

Lajme të tjera

Web TV